Psikofakt

April 16, 2018 | 12:09

Nga Sabina Rezhda: Myku që zë fjala… kritikat që marrim nga jashtë dhe rezultati i komunikimit

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Në shoqërinë tonë natyrshëm kemi krizë në identitete dhe duam të zbërthejmë të gjitha shprehitë që flasin kuptimet dhe shenjat gjuhësore që vijnë nga pas. Vijat ndarëse midis asaj që shquajmë me shqisa dhe atë që perceptojmë në mendje janë një hendek që në dukje të parë i ngjajnë tejdukshmërisë, por në të vërtetë, aty është një lloj muri i drunjtë në material pishe, i cili e errëson pak pikë të parin. Ky hendek kuptohet qartë vetëm me simbolin e metaforës si më sipër. Megjithatë prekjet dhe nuhatjet e këtyre gjërave sikur i ngjajnë pak vjeturinave, rrobave të vjetra të grisura, të cilat i kemi mbajtur për një kohë të gjatë, të përdorura vetëm nga ne dhe i lëmë aty në një cep të dollapit.

Me qëllimin e të çelurit të siparit për të kujtuar autizmin e njeriut, i duam t’i përdorim këto vjeturina për të befasuar veten dhe me qëllim, të marrim një kritikë nga vëzhguesit jashtë… –Ç’i ke këto rroba të grisura dhe të tjera fjalë si këto… Dhe vëmendjen e lëmë aty. Nganjëherë kanë një vlerë që nuk materializohen dot në një çmim, por është një ves mani që disa e kanë dhe disa jo, çështje shije dhe bën një zgjedhje. Në gjërat e përditshmërisë, të cilat na marrin nga të menduarit konceptet më të rëndësishme me të cilat, fjala gërmëzon të thënat e saj të rrokëzuara në zanore e bashkëtingëllore, kanë një efekt në fakt të ndërmjetëm dhe të dykuptimtë.

llojet-e-komunikimitE konceptuar kështu, ndërmjetësia dhe dykuptimësia na ndihmon të zbërthejmë ngurtësinë e fjalës, frikën e fjalës, aty rrjedh ajo që ne i quajmë keqkuptimi i fjalës. Pasoja është keqkuptimi midis njëri-tjetrit në të folurin gjuhësor themi u keqkuptuam. Ngërçi i kësaj metode instiktive që i ndodh natyrshëm komunikimit, na bën të vetëdijshëm për krizën e mëtejshme që e zë fjalën. Ne duam të dimë edhe kuptimet që fsheh komunikimi. Në aktin e të folurit ka sekrete, prapaskena, fshehje të qëllimshme, me pak fjale ”art me vete” e thënë nga profesionistët e komunikimit.

Po në pas skenë çfarë rezultati ka komunikimi!?

Vjen post analiza e një komunikimi të gjatë, që të ka lidhur gjuhën dhe bëhet e pamundur të zgjidhet kjo nyje e koklavitur. Fillon bëhet njësh me të gjithë konjukturën faciale të organit shqisor, gojës, aty ku ajo e ka vendin. Të gjitha këto detaje të strukturës edhe pse të hollësishme, na ndihmojnë të kuptojmë lidhjet e holla dhe të ndërlikuara, të cilat e shpien komunikimin në keqkuptim, i japim prioritet atij që të keqkuptojë edhe veten edhe ne njeri-tjetrin. Një gjuhë pastaj që kthehet në shenja, e destinuar për moskomunikim. Është lufta më e rrezikshme gjetja se si të hapet ky lloj komunikimi është identiteti më problematik që mbartin shkencat e komunikimit.

Moskomunikimi një lloj vdekje e gjuhës ku ne rrëshqasim në ndjeshmëri dhe themi – nuk ta kam dëgjuar tingullin e fjalës të shqiptuar, – ke të më thuash diçka, por përton të flasësh. Gracka, herë të shfaqen si të kamufluara dhe të tjera për të mbuluar padijen. Ndihet distanca nga ku mendimi me patjetër ka disa thyerje irracionale në kontekst , “irracionale” sepse kuptimi ka truket e tij për t’u bërë i dukshëm. Derisa të shkojë në racionale, vetëdija me siguri pritet të jetë e ngatërruar në tërë zhvillimin e saj dhe na ngatërron dhe ne njerëzve që komunikojmë për t’u marrë vesh. Është e vetmja marrëveshje që na lidh domosdoshmërisht. Një hendek pabarazimi që ka të folurit, është distanca me tjetrin, s’është vetëm një rregull etik, i cili lufton për ta mbajtur në këmbë këtë distancë, ka qëllimet e tij. Një manovër e hollë komunikimi e lejon tjetrin aq sa t’i do që të jetë intim konfident me ty, një rregull etik i pashkruar që të gjithëve na vë në një pozitë nguruese bllokuese ngurtësuese, na ngacmon krenarinë.

1 Në një seleksionim mbi rregullat që na vijnë të mësuara dhe ato që na vijnë instinktivisht në një bashkëjetesë sociale, kemi krizë edhe për vetë rregullat në vetvete aq më tepër për mbarëvajtjen e tyre në të sjellurit tonë. Në parim, një shoqëri pa rregulla s’mbijeton dot, edhe një shoqëri me rregulla strikte na vë në dilemë e dyshon lirinë, konstaton qëndrime të manipuluara disi të gënjeshtra, jo se aktet i bën me arsye me qëllim të keq, por një mendim ka në gjithë këtë mbivendosje.

Megjithatë çështja merr rëndësi vetëm sepse idenë e lëmë të hapur për të shmangur despotizmin ta pranojë, dhe autoriteti si i autoritarizuar disa herë edhe gabon. Mbi të gjitha, edhe kur kemi rënie në parime, njeriu për ta bërë më delikat dhe të pranueshme veten, sillet me kast pak si autik, bëhen kushtet shkak që të të drejtojnë. Me përjashtime të vogla, njeriu edhe bie në bllokime, aty ku trajektorja sociale na mëson gjithë piramidën e saj. Nga kjo e parë nëse bëhet një paralelizëm edhe vetë sindroma e veçantë e autizmit e mistifikon njeriun që nuk është autik, jo nga vetë individi autik, por nga pjesa tjetër, e cila pretendon të kundërtën. Arsyeja që e vura një argument të kësaj natyre, delikat në analizë, është në fakt se mundësia e një intelekti është kudo, por mistifikimi i tij në personalizim fillon dhe na ngurtëson individualitetin. Për rrjedhojë, një shoqëri e bën sjelljen autike rregull, stil jetese dhe mendja i merr reflekset pa i kuptuar si i vijnë. Problemi e tërheq gjithnjë e më gjithnjë pas vetes kritikën, këndvështrimin, se si perceptohen gjerat që jetojmë, edhe ato që synojmë shpesh fjala e humbet vlerën e saj, flitet, por veshët i ka zënë dylli, aq i zverdhur është sa kur e mendon hollë është thjeshtë një papastërti. Mekanizmi i higjienës, larja me ujë të rrjedhshëm ndihmon një pecetë të pambuktë me qëllim të shpëtosh nga një angari më tepër.

2Mbase fjala e vendos të çlirohet dhe të marrë kuptim një mekanizëm që t’i shërbejë njeriut për ta forcuar, jo dobësuar. Lënia në stanjacion edhe vetë shpejtësinë e dritës që është proces natyror, e ndalon të shtrojë pingulet e saj ndriçuese. Jo në pretendim se këshillimi apo moralizimi janë të dobishme, konteksti është diku gjetkë, e dimë të gjithë nga praktika se moralizimi i çështjeve “ti je kështu, ashtu, ti duhet kështu të bësh”, forma të kësaj natyre që janë me bollëk në gjykimin e komunikimit me tjetrin edhe më gjerë edhe me të tjerët. Një lloj individualiteti i cenuar nga mënyra se si një shoqëri e koncepton veten si të personalizuar pa vetëdije dhe përgjegjësi në këtë personalizim. Pra me fjalë më të thjeshtëzuara, individi ende duhet të luftojë për personalizimin e tij si personalitet identitar për të drejtat e tij, për dijet e tij, mangësitë e tij, ato që e bëjnë dhe e zhbëjnë një njeri.

Nga kjo perspektivë, e shtresëzojmë të menduarin dhe luajmë me një objekt artistik, e vëmë në krahasim për të mos rënduar racionalen. Një piano është duke marrë flakë, intensiteti i rënies mbi tastierën e saj na e lëshon tingullin e këtij instrumenti kaq elegant, si një sinfoni e vjetruar dhe kaq e dashur na vë në kujtesë paramendimin e një parandjenje të mirë, që do të na zgjojë nga një dihatje që është në gjumin e shtratit, por në fakt, në realitet është duke jetuar veprimet e jetës në rrugë, e fjetura është simbolike. Të flerë, të bëjë veprimet fare banale, këto janë bërje të koklavitura të njeriut edhe pse duken kaq instiktive në zakonet tona të përditshmërisë të jetës si t’i mbijetosh këtij rregulli rutinor në fjalë të shkurtuar, diku duhet të ketë një cen për t’i shpëtuar lodhjes.

Kisha përdorur pak vëmendjen në mendje për të menduar një mendim të menjëhershëm si të parëndësishëm, që vinte nga intuita, nuk kishte arsye por vetëm rrjedhojë. E zapton njeriu të përbrendshmen e tij, në pandërgjegje dëgjohet zëri i një pohimi. Më në fund u kuptua që lidhja e afërsisë brenda një rrethi ka qenë, dhe aty për aty e bëri fakt të kryer distancën e uni -t, se uni pasqyrën e kthehu së prapthi.

Kthimi bëhet lëvizja, pa promotorin e lëvizjes nuk ka një staturë të qëndrueshme në të folur dhe në të bërë të kuptimit, nuk ka asgjë që syri të ulë vështrimin poshtë. Është e gjitha një mini skenë e korrektuar nga literatura studimi dhe me përjashtime të vogla njeriu bëhet interpret i një teorie të caktuar.

Frymëzimi nga më të mirët nëse do e shtronim si proces, i cili na ndodh të gjithëve ta themi. Megjithatë, këto lloj strukturash të shpien edhe në gabim në atë gabimin e mirë. Është gracka e fillimit. Nga një gjykim nga literaturat dhe jeta e ditës edhe gabimi ka nivele si të përdorësh qëllimisht një teori, por me instrument të drejtë dhe e kundërta si ta përdorësh qëllimisht një teori por me një instrument të padrejtë. Mbetet e hapur, sepse në një nivel tjetër racionalja intuita me siguri do të na çojë në rezultate të reja të kritikueshme, të përputhshme në kohë dhe të nxjerra në kohë. Ashtu si nga një kërkim i zakonshëm na del përpara fotoja si imazh i bashkangjitur me fjalën, aty ke vështirësi në të deshifruar të saj, fjala dukeshe konfidente intime e kishe vënë re edhe më përpara por nuk dije ta kuptoje. Dyshimet prapë vazhdojnë të luajnë në kokën e njeriut. Mjafton një thellim në komunikim të hapur siç është ta zëmë një faqe gazete publike në një rrjet social, bëhesh dëshmitar i komunikimit të njerëzve me njëri-tjetrin. Ndër vete kishin me sa duket kodet e tyre të komunikimit që t’i nuk i dije, vetëm i dyshoje. Aty sërish kodi ka vështirësi. Futet pavetëdija e tjetrit, të cilën “Ti” do ta kuptosh. Një herë të mbështet “Ty” dhe herën tjetër “Tjetrin” që nuk është “Ti”. Por vë re se më shumë “Tjetrin”se “ty”.

Mbase i kupton njeriu këto…

Shembujt konkretë të marra më sipër, na shërbejnë për të kuptuar diferencat, duke qenë se njeriu nga njeriu mendon ndryshe edhe perceptimet që merr janë të ndryshme rrjedhimisht edhe dyshimet janë të ndryshme. Kriteret se si bëhet seleksionimi në mendim midis njeriut dhe njeriut dihet nga të gjithë, është intelekti, intuita, mënyrat e ndjeshmërisë. Pastaj uni si “Unë” i kujtdo, konfliktohet me vëmendjen. Ajo është xheloze e pandreqshme.

Këto janë mendime të parëndësishme për nga qëllimi, por nganjëherë aty ku duket se mungon “qëllimi” ai është aty, ndofta edhe është pak elitar për nga çështja pak si delikate, shumë për kontekstin social, por nëse fillon një ndjeshmëri kështu përparon mentaliteti kultura. Ne ngatërrohemi pastaj paragjykohemi për egoistë! Po në fakt me siguri njeriu është egoist.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top