Psikofakt

June 4, 2018 | 11:19

Nga Sabina Rezhda: Një buzëkuq i marrë me qira!

Të dëgjoj të dëgjoj, e kuptova…

Nisi fillimi i të folurit, e njëjta kontradiktë i njëjti moskuptim. Pamja e tërheq vëmendjen tek e njëjta pikë fikse një subjekt del jashtë në të folurën. Çuditet vetja nga përndjekjet që bën subjekti  ku ”unë” i vetes është pa temë, ashtu si fiksimet për gjërat e vogla. Por ky është njeriu kontradiktë në perceptim, në logjikë, në të ndjerë, për të kuptuar fjalën, veten, tjetrin, botën, si një të tërë në saktësi edhe në të meta, në vese të vogla ku na i zbukurojnë individualitetin.

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sepse këndvështrimi s’është vetëm çështje sjelljeje, por edhe një mbarëvajtje për ta parë personalen në disa personale, sikur zënë vend ekuilibrat duket, dhe ashtu është.

Individualiteti si subjekt qenka dhe përgjegjësi përveç të tjerave. Por mbetet individi i vogël, i brishtë, i frikur, kaq i butë në pafajësinë apo gabimin e tij. Sikur thua si në hutim mirë, mirë, mos fol e kuptova!

Ishte i shfaqur në të hyrë të portës kryesore pak sa i ngrirë me distancën që e ka të cilësuar në natyrë, një higjienë për të mbajtur objektin, subjektin e gjërat larg. Në fakt, nga logjika e menduar nuk e  dija që indiferenca e nxjerr jashtë fjale fjalën, pa lojë e mëson të heshtë edhe kur nuk di të heshtë. Por në intuitë dhe në instinkt, njeriu e ka ditur. Ndërsa në logjikë njeriu edhe nuk i pranon ca gjëra. Mbase është çështje egoje.

farfalla-donna-natura

Megjithatë, mendimet shpesh shfaqin dëshirat për mendimet, jo vetë mendimet dhe imazhi i gjësë e merr sendin në duar, i vë emrin që do, madje dhe cilësitë që do, ku duket si një kukull marionetë e zbukuruar me duar pune, pra të punuara vetë. Nga një analizë perceptuese ka rëndësi ajo që ke në mendje, pavarësisht veprimit të bërë. Qëllimi në mendim e ka arritur me kohë punën e tij dhe subjekti pasi e ka kuptuar, i mbetet distancimi, rëndësi ka që e kuptoi, pavarësisht angarive të vonesës. Të bëhet vetja disi agresive pastaj.  Në imtësitë e politesës shpesh veprimet si edukim kulturor jo vetëm që pësojnë ndryshime, por edhe në strukturën e tyre, një fjalë, një libër, një film krijojnë një lojë befasuese në psikikë. Një lloj bartje e një gjëje personale në kokën e njeriut si një muzikë e mirë, e cila ka krijuar varësi në shpirt dhe në e dëgjojmë dyzet a shtatëdhjetë herë në varësi edhe të kohës, e herë të tjera bëhemi narcizist me veten, e përdorim si ngushëllim si terapi. Përsëritet, përsëritet pafundësisht!

Kështu dhe me filmin, një i tillë me të cilin kemi krijuar varësi, ndjeshmëria e brendësisë shpirtërore është e tërhequr nga personazhi, e krijon atë, heroin me mendimet që do mendja. Për një kohë, një kohë njëorëshe ”ai” është personazhi tronditës, ku subjekti bie në dashuri me mimikën, lëvizjet, gjestet, është heroi që luan me imazhin si një heshtje, s’bën rëndësi hiç fjala.

Me pak fjalë, subjekti bie në dashuri me vetë personazhin. Aty merr rëndësi krijimtaria e heroit, ngjitet edhe në shikimet e hedhura, në qenien e subjektit si shikues, ndodh tërheqja fatale, për mirë sigurisht, mbi të gjitha e gjestikulacioneve, aty është dobësia. Po janë dhe çështje këndvështrimesh këto tipare. E vëmë në koncept, më pas vjen mesazhi, i cili është relativ në perceptim, nuk e mbyllim dot në një përkufizim.

Ja ku merr jetë varësia artistike.

shampoo-natura-donna-itÇdo kush ka një hero personazh filmi. Të imagjinohet për pak sikur heroin ta materializonim në realitetin e jetës! Duke e bërë personazh në kuptimin karakterial të termit. Pa dashur të përcjell ekzagjerim, ndjeshmëria është e brishtë dhe rënia në dashuri me personazhin i jep jetë subjektit si shikues. Artistikisht flas. Se në fakt, vetë fjala e ka për natyrë keqkuptimin prandaj dhe zmadhon të ndjerin. Fuqia e imazhit në film e libër është pushtet. Ekzaminohet deri në detaj ndjeshmëria, ka tis të kapur, të përulur te njeriu, sepse nga imazhi i filmit subjekti e dëshiron tek vetja tiparin e personazhit që bie në dashuri pra karakteri zbërthen stimulon shëron. Nga kjo perspektivë mendimi ndihet edhe më i lirë, sikur më i frymëzuar nga një logjikë arti në perspektivë vizionare, ku detaji e mbërthen emocionin jo vetëm si një e ndjerë, por edhe si një qetësim estetikisht të rregulluar bukur. Atje në përtej të parës emocionaliteti e përbën diametralisht qenien në shpërbërje, nga kjo kënaqësi që merr njeriu e tjetërson për mirë edhe vetë personalitetin. Është dëshira natyrale për sundim ndaj personazhi e ka arritur qëllimin të ”sundojë subjektin”. Ndërsa përtej saj objekti si realitet përhap një ftohtësi identitare kamë frike. Si ide, nga perceptimi subjektiv, njeriu me njeriun flas, brenda për brenda në të, në kombësinë e njëjtë për ta kuruar në distancë tjetrit edhe kur s’të lidh hiç gjë domosdoshmërisht me të. Janë diferencat objekt e subjekt. Në të zhvendosurin e artit si objekt, pra qendër studimi, për në këtë kontekst flas.

natura-donna-felicePerspektiva e padukjes e nxiton qëllimin, duke e parë objektin të tillë si rast objektiv. Ndodhin këto dilema, e kanë një arsye. Mbase se kështu është njeriu i prekur nga ndjeshmëria deri në mërzitje të vetes. Njeriu i trembet gjithmonë vetmisë, prandaj gjen ngushëllimin në logjikë të thelluar dhe në ndjeshmëri që janë kaq të brishta simbolikisht. Aty është vetëm njeriu mund të jetë dhe çështje karme ndonjëherë të përndjek, të cilëson, dysho po të duash prapë, sikur e njëjta xhungël do të rrijë me ty.

Shfaqet koncepti shoqëri sociale, e cila e lexon në rehatinë e saj kontekstin e jetës me zbukurimet e veta, nga kjo tablo vetmi të madhe ndjen qenia . Nuk janë dhe aq të ndarë objekti në realitet ndaj subjektit që percepton. Mandej objekti me këto perceptime merret. Por njeriut i kthehet natyra një ditë, perceptimi dhe gjykimi mbi të e shtin vëmendjen afër të panjohurës. Rivihem te vetë subjekti i  personazhit artistik i dëshiruar aq shumë për shikuesin edhe kur vihet në analizë, e mundon veten të gjesh arsyen e kthimit të kokës, mimika, nofulla mban qëndrimin e palëvizshëm në mendimet që lëvizin në kokë, aty pushon edhe dhimbja që shpirti ndjen. Në një krijimtari arti, fjala është thuajse e pandjerë në të shprehurit e saj në fjali, sepse është ndjesia e brendshme, e cila si audiencë fuqie e rrënimi, është e bërë aty brenda. Në shpirt.

Edhe nëse shohim rrënimin përqark në jetë që kap këdo, “brendësia” një çudi që e tjetërson qenien. Aq më tepër në të ndjerit e filmit. Arti  ndaj s’kuptohet me kombësi, subjekti shikues bie në dashuri me personazhin, i cili s’ka të njëjtën kombësi me të. Nëse me deduksion marrëdhëniet mes njerëzve të mos kenë barriera pengesa. Të jetë çështje këndvështrimi për ta parë botën me qasje subjekti (aty edhe arsyeja është më e butë) ndaj një lidhje pa pengesa kombësie. Subjekti na bën qenie të dashura, madje individi nëse kultivohet me logjikën dhe qetësinë e artit e të sjellit ditur, në psikologjinë e tij dhe të saj do jetë më pak agresiv.

Presionet e çastit në rrethanë janë të shumta dhe njeriut i ndodh të humbasë dhe arsyen, por qenia në ankth do gjithmonë ekuilibrin.

Edhe subjekti ekuilibrin do, ndaj një hapësire me qëllim të vërë lirinë në kontradiktë, sepse në art ”liria” është gjithmonë në lëvizje.

11-750x499

Personazhi aty është i pranuar me të gjitha veset pa fyerje në lojën që bën me veten, subjekti si shikues e pranon praninë e tij, natyrshëm ka ndodhur sundimi. Aty shtrirja fillon të merret me të folurin, rehatia në mendim prishet kur hyn biseda në rol ,intimidohet personazhi t’i kthejë përgjigje pyetjeve edhe atyre pa rëndësi teme. Kushtëzimi e mbërthen rrjedhën nga biseda që hyn në subjekt. Ai i vë në kontradiktë personazhet që përdorin fjalën për të folur, merr tjetër shije e gjithë e ndodhura. Biseda fillon e bëhet e padurueshme pa një trajektore ku së paku të maten këndet ashtu si të një trekëndëshi. Me një fjalë ”biseda” ka dëshirë të dalë jashtë teme, sepse s’ka gjë më brenda asaj teme. Në këtë rast subjekti që komunikon bëhet vampir për komunikuesin, trekëndëshi ngushtohet, por kompasi nuk vihet në rol me qëllim të saktësojë gradët. Ngjarja është në pritje të një përfundimi të ekuilibruar dhe subjekti të ndreq rregullimet, ku perspektiva e mendjes vazhdon të qëndrojë te personazhi, me të shikuesi subjekt ka rënë në dashuri. Artistikisht i përjeton subjekti këto ndjesi.

Në kontekst për në film e libër. Këtu qëndron përfshirja e subjektit shikues te personazhi artistik, këtu merr rëndësi çdo dritëhije e tij me të, në portret vendosur mbi mur.

Një ekonomizim i gjuhës, përmendemi papritur nga një e folur në bisedë e dy personazheve.

Nga rëndesa, si angari e mbajtur për një kohë të gjatë, të dhëmb krahu nga mbajtja, e tërheq dhe pesha, bie mbi ngadalësimin e këmbëve.

-Ç’ke në këtë çantë?

-Hiç , gjëra, ca letra, ndonjë laps dhe një buzëkuq të marrë me qira. E lë  në befasi tjetrin, duke e vënë në dyshim higjienën.

-Pse mund të merret një buzëkuq me qira? – Unë e kam marrë, por s’mbaj mend si!

-S’do ta bëja kurrë, si mund ta bësh?! thotë tjetri.

-Unë nuk i mbaj mend si-të e veprimeve të mija. Merr një buzëkuq me qira ashtu siç merr një biçikletë me qira. Po të marrësh një send tjetër apo njeri me qira që mund të reflektojë, kjo po do ishte çështje me rëndësi.

Tjetri ma kthen:

-Nuk më pëlqen kjo mendjemadhësi me këmishë të hekurosur dhe si …  nuk funksionon një strukturë kështu! Është inekzistente prania.

-Mirë bën që nuk beson, ndofta ke të drejtë, nuk kemi ç’të ndajmë më! Besimi për njeriun ndaj njeriut problem dhe i lutemi sistemit! Sistemi është i brishtë në thelbin e tij, nuk dihet nëse pasojat e mundshme të tij janë në dëm të njeriut! Nuk po dihet as për pengesat, të cilat e bëjnë pengesën! Diferencat e frikshme në mendime, gjëra, i ndodh njeriut të jetë i verbuar gjatë në kohë me mendime të veshura në tejdukshmëri ku qartësia e kishte të dukshme sqimën. Në lëvizje takti, s’i mungonte logjika të guduliste me përkëdheli pak , por s’diti ta bëj kurrë, i trembeshe butësisë, i vetmi gjest që e mbante të lidhur me të ishte vëmendja edhe kur qepallat mbylleshin.

Tkurrja mbërthente veten e saj në kopsa në ngjyrë të purpurt, të zbehtë. Ato përdoreshin për të kopsitur fustanin me qëllim të qëndronte i shtrënguar. E gjithë tabloja e vinte në funksion mendimin për të ngritur dyshim mbi kopsat, ishin ato të kombinueshme me copën, për vanitet luanin me veten apo thjesht një vendosje e rastësishme!

Sytë po lodheshin, qerpikët nga gjithë kjo këputje që ndjente trupi e preknin lëngëzimin dhe nga drita që binte shkëlqimi i tyre të tërhiqte për ta dëshiruar këtë të panjohur që gjendet aty. Ishte e thjeshtë, individi e kishte para syve poshtërimin e vetes së tij, por s’dinte të bënte diferencat, e kushtëzonin rrethanat, socialja e të tjera arsye individuale. Këto e mbyllin, dhe përqark vëren zbrazëtinë e dinjitetit. Janë distancat e njeriut me njeriun ku as s’të mbajnë mend emrin, një emër pa përcaktim ose një pa gjë siç quhet thjeshtësisht më hollë, por këto janë koncepte të cilat i përjeton individi në çdo shoqëri kudo në botë. Kjo është ekzistenca, nuk mund t’i lejojmë vetes të përkëdhelemi edhe vetë lëvizja është sfidë për të gjetur një send të humbur apo një gjë që të pëlqen ta bësh, t’i hedhësh bojë murit të shtëpisë, nuk di ta bësh por e bën.

Dukja të ngatërron, nuk dihet se ç’ka në mendje ajo, “dukja”! Dihet ama që individi është përditë në zhvillim, e nesërmja ka minutat e saj të paparashikueshme ndodh edhe rënia edhe ngritja, t’i kursehemi pak paranojës për të vënë rregull në çdo gjë. Edhe mbrojtja ndaj vetes në tepri në nivel manie të ngacmon nervin, minuta e ardhshme ka planet e saj të pavarur nga ne.

Marrëdhëniet perceptuese, kulturuese, të shkasin nga vëmendja dhe bie në gabim arsyeja, ajo gjykon shpejt mbi një analizë ndaj individit, por ndërkohë ende as nuk ka folur. Çështje kulturimi është, madje dhe kultivimi! Askush nuk është i imunizuar. Do kohë të metabolizohet kjo dilemë. Vaniteti për veten e ka kthyer individin në ego, i cili harron, ngatërron se jeton në kurriz të tjetrit.

Nuk e dija që mos kuptimi ishte afër dyshimit. Para syve të del dhe nëse ke një fije ndjeshmëri, e detyron veten me butësi të heshtësh para fjalës!

Në dijeni pastaj dhe me fjalën, kështu është, “ajo”, “fjala”, e humbet papritur kuptimin!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top