FB

May 13, 2026 | 19:01

Nga Silvana Ago: Pse rinia shqiptare po shkon në një mentalitet të atrofizuar?

Nga Dr. Silvana Ago, antropologe, lektore Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Tiranës

Përpara disa ditësh ishim duke bërë nje studim mbi mënyrën e të mësuarit ne universitet. Duke qenë se fakultete të tilla si Shkencat Sociale kanë në thelb të tyre mendimin kritik, iu dhamë si detyrë studentëve të na bënin një detyrë autonome, të lirë, me tematika sociale.
Ajo që vumë re, ishte se temat e përzgjedhura, ishin tematika të shteruara, jashtë kontekstit dhe pa argument logjik.

studenteokAsnjë nga temat nuk përputhej me shqetësimet e tyre si të rinj. Asnjë temë nuk trajtonte problematika reale të jetës studentore.
Asnjë temë nuk kishte një refleksion kritik apo nuk na paraqiste një argument për temat e zgjedhura, ndonëse ne kishim sjellë modele.
E ndodhur në këtë situatë si studiuese e fushave sociale dhe konkretisht antropologjisë sociale u përpoqa të kuptoja arsyet e këtij shterimi krijues.

Pse rinia po bëhet gjithnjë e me dembele?
Pse rinia nuk shkruan dhe nuk krijon?
Pse mendimi është kaq i atrofizuar?
Për ta sqaruar, atrofizim është një term mjekësor që në thelb tregon humbjen e masës së muskulit, të forcës dhe fuqisë, ndërsa në kontekstin antropologjik antrofizimi i mendimit është një paralizë mendore, mungesë krijimi dhe reflektimi.
E ndodhur në këto kushte, kur shoqëria ka ngelur në një gjendje letargjike dhe mendimi i atrofizuar mund të sugjeronim që:
Së pari: Shoqëria ka nevojë për frymëzim të ri, ç’ka do të thotë, rinia nuk po gjen më frymëzim. Roli i mësuesit, i pedagogut, duhet të jetë më i pranishëm.
Së dyti: Modelet që ndjekin janë imitues dhe jo krijues. Instagram-i, Facebook-u, Tik-tok-u janë modele që nuk krijojnë por thjesht imitojnë.
Së treti: Askush nuk i vlerëson të rinjtë në konkurse të lira, çka tregon që ata e dinë, dhe pavarësisht përpjekjeve askush nuk do t’u japë meritokracinë.
Së katërti: AI, inteligjenca artificiale, jep modele të gatshme, çka e atrofizon edhe më shumë mendimin.

Cila është zgjidhja?
Mendoj se zgjidhja është një fushatë ndërinstitucionale për frymëzimin e modeleve të suksesit, agjentë si ministria e arsimit, pedagogë, shkrimtarë, modele të suksesit të vërtetë, duke i bërë të rinjtë të ndjehen të rëndësishëm.
Nëse trendi vazhdon kështu rrezikojmë shumë më shumë se kaq.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top