Mirëqenie

September 1, 2020 | 8:06

Nga Valentina Telhaj / Problemet themelore që hasin psikologët

Shërbimi psikologjik ka një funksion shumë të rëndësishëm në jetën e çdo individi. Ai identifikon, trajton dhe parandalon problematika të ndryshme, menaxhon konfliktet që mund të përballen fëmijët dhe adoleshentët në shkollë, lagje apo dhe në familje.

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT  terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT
terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

Psikologu identifikon, trajton dhe parandalon problematika të ndryshme, menaxhon konflikte të ndryshme. Në këto raste do ishte e mira të realizohen seanca këshillimi për t’i trajtuar problematikat  ndryshme. Një rol të rëndësishëm parandalues dhe sensibilizues që realizohen me qëllim luftën ndaj fenomeneve të ndryshme sociale kanë: prindërit, mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, mjekët, edukatorët etj.

Është profesion që ka akoma shumë punë për t’i sensibilizuar. Por nëse do vazhdojmë në bashkëpunim me mediat apo dhe me faktorë të ndryshëm siç përmendëm më lart, ne mund të reduktojmë shumë problematika, dhe vetëm kështu do ishte më produktive puna jonë, për një shoqëri sa më të shëndetshme nga ana psikologjike.

Një ndër problematikat që hasim në klinikë është se, kur shfaqet një problem, në radhë të parë duhet të kuptojmë dhe pranojmë që kemi domosdoshmëri për ndihmë profesionale. Pastaj identifikimi i atij problemi duhet të përshtatet me fushat e caktuara se ku kërkohet ndihma dhe specialistët që mund ta japim atë. Prandaj etapat fillestare apo ato përfundimare ndonjëherë pacientët i ngatërrojnë, dhe ata thjeshtë e rëndojnë situatën. Individët  vijnë në terapi për konsulta mbasi kanë shkuar te neurologu ose psikiatri (që si rregull, e mira do ishte që të ndodhte e kundërta, në fillim te psikologu pastaj nëse do jetë e nevojshme, psikologu e referon për te psikiatri apo neurologu).

Problematika tjetër është kur pacienti fillon që në seancën e parë shfaq dëshirën që problemin ta eleminoj mundësisht me 1 seancë të vetme. Kjo në fakt varet vetëm nga problematika që ka, sepse mund të ketë të njëjtën gjë që kishte një i afërm i tij/saj, por trajtimi nuk funksionon njësoj të dy individ të ndryshëm. Vijnë tepër vonë në terapi, pra kur problemi nuk është në fillimet e saj, por kur janë në gjendje të rënduar (do ishte e mira të vinin që në sinjalet e para të stresit, mbingarkesës emocionale). Ne si shoqëri kemi modelin e të mos shfaqurit të emocioneve të dukemi të fortë dhe duke i mbajtur të ndrydhura për një kohë të gjatë problemet, ato akumulohen, represohen dhe shfaqin simptoma ankthi pas disa kohësh.

Një tjetër problematikë shqetësuese është të identifikos problemin, ta pranosh dhe ta trajtosh atë, mirëpo ndjenja e përsosmërisë ndikon në formimin e fëmijës apo të pacientit. Prindërimi është art më vete dhe kërkon përkushtim e seriozitet maksimal, dashuri, durim, pranim. Me mohimin se fëmija e tyre nuk ka problem, atëherë edhe prindërit e mohojnë veten që nuk kanë probleme. Prindërit mohojnë të trajtojnë probleme primare dhe e lënë gjendjen e fëmijës në agresivitet të pamenaxhueshëm, në tërheqje sociale, sjellje delikuente ose vijnë kur ata kanë filluar substanca narkotike, vetëm atëherë pranojnë ti trajtojnë pra nuk vijnë t’i parandalojnë më parë problemet, duke punuar me emocionet dhe sjelljet e tyre që ato mos të degradojnë.

Identifikimi dhe trajtimi i problemit është një pikënisje pozitive në përmirësimin e shëndetit mendor të fëmijës dhe të tyre gjithashtu. Shumë studime kanë konkluduar se të trajtuarit e problemit që në fillesën e tij çon në rezultate shumë të mira trajtimi. Gjithmonë është më mirë të parandalosh, se sa të kurosh.

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top