Në fokus

June 9, 2018 | 11:24

Nga Valentina Telhaj / Sfidat për mendimin e së ardhmes për dhunën ndaj meshkujve dhe viktimat

Duhet të jemi mendje hapur dhe të refuzojmë  thjeshtësinë e kompleksiteteve të gjetjeve të ndryshme për fenomenin e dhunës ndaj meshkujve, edhe pse kjo mund të paraqitet si një sfidë që nuk mund ta përballojmë. Për shumë arsye, prevalenca e formave të dhunës edhe asaj intime duhet të jetë e identifikuar si lloj më vetë. Kjo mund të përshkruhet si një koncept ‘dhuna bashkëshortore’. Të përshkruash dhunën në këtë mënyrë, jo automatikisht, por ajo mund të implementojë trauma të gjera.

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Sidoqoftë dhuna bashkëshortore mund të ndahet nga dhunat e tjera që diferencohen lehtësisht nga format e tyre të paraqitjes edhe pse një skenar i viktimës mund të ketë sjellje të dhunshme në vetë-mbrojtje nga represioni ose ndjenja e inferioritetit Praktikisht format e ndryshme të dhunës mund të lidhen më stade të ndryshme të individit. Epitomat si terrorizëm patriarkal që ndryshe feministët e identifikojnë si dhuna shtëpiake sistematike intimidon sjelljet e personit në të cilat viktima gjithmonë jeton me frikë. Parimi kryesor i dhunës te individët është se mashkulli është dhunuesi dhe femra është e dhunuara. Dhuna patriarkale shkundet nga lidhjet gjinore se si anëtarët e një komuniteti të ngushte sillen mes tyre. Ndoshta dhuna ndaj meshkujve mund të mos jetë me një intensitet madhor ajo paraqet një fakt që nuk duhet anashkaluar.

“Femra si femër nuk ka një fuqi mbi grupet sociale edhe frika e kontrollit mund të jenë fenomene vetëm për meshkujt. Dhuna ndaj femrave është një forcë strukturore që punon kundër femrave dhe në benefitet e meshkujve mund të përfundojnë në dhunë sistematike.” (Foucault, M. (1988) ‘Technologies of the Self’:17) Në shoqëritë dominante nga ana e mashkullit një mashkull nuk është i abuzuar nga bashkëshortja e tij, mirëpo kjo nuk do të thotë së një mashkull nuk mund të pësojë një dhunë të tillë. Mashkulli arrin të fitojë një pozicion të ri si viktimë e dhunës duke marrë privilegjet e mbrojtjes dhe çmimin e saj për të paguar, dhe shfaqet mundësia se meshkujt e vërtetë nuk futen në kategori të tillë.

Teoria e dhunës familjare është një rikujtues i rëndësishëm për të ditur bazat e dhunës e cila nuk bazohet vetëm në gjini. Feministët postmodern u kanë kushtuar vëmendje lidhjeve dhe interkoneksioneve që insistojnë se gjinia nuk është i vetmi shkak i dhunës. Këta feministë bashkëkohorë duhet të paraqesin më shumë fakte dhe të dhëna për të gjetur këtë pushtet në racizëm, seksualitet, norma dhe klasa kulturore specifike që mund të kenë rëndësi në disa kontekste të dhunës. “Koncepte si patriakaliteti akoma kanë rëndësi dhe ushtrojnë një lloj pushteti më shumë se familja që mund të kërkoj burimin e saj.” ( Carrado, M., George, M. J., Loxam, E., Jones, L., and Templar, D 1996:-27)

Nëse arrihet të njihet sjellja e tyre si e dhunshme dhe që të marrin përgjegjesitë, në dëshmitë e shumta mund të njohim gjurmët e një rrugëtimi personal në veprim e sipër të përshkruar nga ndjesitë dykuptimore, një ndjenjë e lirisë dhe pjekuri që ndjenja e fajit tashmë ndërgjegjësohet nga proçeset e stigmatizimit nga dhuna e meshkujve. Dhuna në përgjithësi zhvillohet në diskursin publik. “Dhuna në përgjithësi konstituohet nga një tipologji e reagimit në një shtrirje konstante dhe interesi të vazhdueshëm nga pjesa e komunitetit” (Pasquale Giuseppe Macrì, Yasmin Abo Loha, Giorgio Gallino, Santiago Gascò, Claudio Manzari, Vincenzo Mastriani, Fabio Nestola, Sara Pezzuolo, Giacomo Rotoli. 56)

Hetime, studime, sondazhe që analizojnë sjellje të tilla duhet të jenë në qendër dhe me një vazhdimësi në nivelin institucional dhe mediatik. Përkundrejt, angazhimit në media, institucionet në mënyrë të gjerë e dënojnë dhunën. Skena ku një burrë i jep një shuplakë një femre është shumë e papranueshme për ne, duke bërë një kolektiv të gjerë të reagojë. Mirëpo nëse ndërrohen rolet, ajo konsiderohet si shumë normale bile shumë ironike, pra, episodet e dhunës bëhen shumë të pranueshme edhe kur viktimat janë meshkujt. 

Sado studime dhe statistika edhe në ditët e sotme në Itali nuk ekzistojnë studime zyrtare mbi dhunën ndaj meshkujve, ekzistenca e dokumenteve që tregojnë shifra të sakta të viktimave meshkuj është e tkurrur, ajo manifestohet nga disiplina të ndryshme të studimeve si antropologji, sociologji, kriminologji, psikologji, pedagogji. “Datat emergjente nga hetime dhe studime njohëse, monitorime që janë zhvilluar nga çdo kontekst ndërkohë në Itali në mënyrë të habitshme është i paeksploruar çdo tip i dhunës që një mashkull përjeton” (Rivista di Criminologia, Vittimologia e Sicurezza – Vol. VI – N. 3 – Settembre-Dicembre 2012 . 33)

Asnjë person në çdo vend të botës, raca, ngjyra, religjoni, kombi, origjina apo gjinia, nuk duhet të përjashtohet nga mundësia se ai apo ajo mund të jetë viktimë e dhunës. Nuk duhet t’i mohohen benefitet apo të subjektifikohet ndaj diskriminimit. Abuzimi nga partneri intim me të cilin është në lidhje ka tërhequr shumë vëmendje këto vite. Përgjatë të dhënave epistemologjike shumica e abuzuesve janë meshkuj dhe kjo konstrukton një problem të madh social dhe gjinor, meshkujt heteroseksual janë stereotipat si më të rrezikshëm kundrejt partnereve të tyre femra. 

Mashkulli abuzues dhe femra abuzuese janë të margjinalizuar jo vetëm nga ana statuore dhe shërbimeve sociale por edhe në kërkime akademike dhe në zhvillimet psikologjike. Mos të gjykojmë dhunuesin por të kuptojmë faktorët që e çojnë atë në këtë ekstremitet, dhunuesi ndonjëherë është më viktimë se viktima …

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top