Këshilla & Arsye

July 18, 2018 | 11:09

Nga Valentina Telhaj: Teknikat ndihmuese për lënien e duhanit / Të bëhemi modeli i virtytit për shoqërinë dhe jo i vesit!

Pirja e duhanit historikisht ka qenë e lidhur me tiparet mashkullore, por më vonë u kthye në një shenjë të liberalizimit dhe të drejtës së femrave (vitet ’60). Legjislacioni që ndalon duhanpirjen në ambiente publike në Europë, SHBA dhe Shqipëri.

Media ka qenë e suksesshme në ndryshimin e qëndrimeve ndaj duhanit, por individi jo vetëm duhet të informohet për efektet negative të tij, por të besojë se përfitimet nga lënia e duhanit janë të mëdha dhe se ai ka aftësinë ta lërë vërtet duhanin (vetë-efikasitet të lartë)

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Disa nga llojet e trajtimit për lënien e duhanit

1.Varësia nga nikotina | Çamçakëz ose ankerplast nikotine, e shoqëruar me teknika të tjera terapeutike.

2.Terapia e neveritjes | Shoqërimi i pirjes së duhanit me një stimul negativ (neveri)

3.Pirja e duhanit e fokusuar | Pirësi i duhanit vendoset në një dhomë me ajër të ndotur dhe përqendrohet tek efektet negative të çdo cigareje që thith (pak e përdorshme kohët e fundit po dikur si eksperimet ka rezultuar efikas kjo mënyrë)

4.Kushtëzimi klasik dhe operat  | Në një ndërhyrje, duhanpirësve u është dhënë një alarm, i cili bie në momentin që ata duhet të pinë duhanin. Kur sjellja bëhet tërësisht e kushtëzuar nga sinjali, heqja e sinjalit nënkupton fundin e duhanpirjes. Efektive në kohë të shkurtër, por jo në mbajtjen e sjelljes(relapse të shpejtë)

5.Motivacioni për lënien e duhanit  | Një PSE për ndryshimin e sjelljes! Shembull: Pasojat e këqija të vazhdimit të pirjes dhe efektet pozitive për lënien e tij (p.sh do e lë sepse s’dua të shpenzoj më lekë /apo s’dua të vij erë e keqe etj)

6.Marrja e vendimit dhe planifikimi  | Individi planifikon konkretisht kohën dhe programin e lënies së duhanit. Drejtimi i sjelljes për heqjen dorë: Teknikat e sjelljes si vetëmonitorim, vetëshpërblim, procedura neveritëse, trajtim relaksues, mbështetje sociale. Përkrahja nga ambienti social është tejet e rëndësishme. Individi duhet gjithashtu të pajiset me aftësi për të përballuar pasojat negative të abstinencës.

quit-smokingTrajtimet janë më tepër efektive për duhanpirësit e lehtë.

Përkrahja sociale është një nga elementet bazë për ndryshim. Ndërhyrjet e influencës sociale sidomos për adoleshentët:  

1.Role-play vaksinimin ndaj nisjes  së duhanit. Si t’i rezistojnë influencave sociale!

2.Shumica e adoleshentëve e dinë rrezikshmërinë e duhanit dhe megjithatë vazhdojnë ta pinë. Ndërhyrja duhet të fokusohet tek efektet negative afatshkurtra dhe jo afatgjata.

3.Imazhi i jopirësit duhet të shfaqet pozitivisht, pirja pasive është tejet e dëmshme përshëndetin (studime mbi gratë apo fëmijët e duhanpirësve).

4.Rritja e çmimit gjithashtu është sugjeruar si strategji përuljen e duhanpirësve.

5.Së fundmi, nismat individuale si rregulloret e brendshme për ndalimin e duhanit nëpër institucione private kanë luajtur gjithashtu rolin e tyre.

Të bëhemi modeli, shembulli i virtytit për shoqërinë, të rinjtë, dhe jo i vesit!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top