Nga Focus
Përktheu Adela Kolea
Termi LIBËR vjen nga latinishtja “librum; liber-libri”, që përkufizon njërën nga tri pjesët përbërëse kryesore të lëvores së pemës: atë të brendshmen e më të butën, që në lashtësi nga egjiptianët, duke e lënë të thahej, përdorej si material, mbi të cilin të shkruhej.
Në disa bimë, të tilla si ato papirus apo liri, “shtresa libër” e bimës paraqitet si një lastër e hollë e përbërë nga fibra.
Pararendëse e letrës.
Vetëm në një epokë të mëtejshme, si ajo e Perandorisë së Aleksandrit të Madh, do të shfaqej një paraardhëse e letrës, e strukturuar me fije bime papirusi, të ndërthurura mes tyre dhe të përziera me baltë nga lumi Nil, të lëna në vijim që të thaheshin.
Termi LIBËR, me kalimin e kohës filloi të nënkuptojë bashkësinë e fletëve të mbledhura në një vend, përmbajtëse të një lloji të përcaktuar shkrimi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.