FB

May 19, 2022 | 12:52

Nga Xhoi Jakaj / 10 Këshilla të thjeshta por tepër të vlefshme për fëmijët tuaj në adoleshencë!

 

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, Autore librash për adoleshentët

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, Autore librash për adoleshentët

1-Blej një instrument muzikor, edhe nëse nuk ke mundësi ta dërgosh në kurse, ai jepet pas veglës muzikore dhe e harron internetin e kërkesat e çuditshme!

2-Jepi kohë dhe përgjigje për çdo lloj pyetje.

3-Mos e kritiko për gjithçka edhe nëse ka ide të krijoj lojëra me zhurmë.

4-Mund të caktoni një ngjitje në pemë pasdite.

5-Shkoni në kinema.

6-Jepi mundësi për një kurs sportiv, ose muzikor,

7-Shko të notosh me djalin dhe vajzën në këtë moshë edhe në një lumë, liqen apo pishinë nëse nuk ke det afër.

8-Një herë në muaj ose edhe më shpesh në varësi të kohës tuaj, organizoni një festë me pizhame me të dhe afroje jepi mundësi të hapet me ty, thjeshtësia pa fjalë të mëdha e bën adoleshentin dhe fëmijën ti tregojë problemet.

9-Mund të shkoni në një udhëtim në mal më fëmijët se i largon frikën.

10-Jepu mundësi të gatuajnë duke përgatitur pjatën e tyre të preferuar vetë.

Këshillë për komunat në zonat rurale

Për fëmijët në fshatra në mënyrë që të mund këmbejnë ditën e tyre televizive me aktivitete më dinamike, duhet patjetër ngritja e një qendre sociale me mësuesit e zonës ku të ketë aktivitet ditor, me një pagesë simbolike, por edhe duke zhvilluar tek studentët që janë me pushime ose të papunësuar në sezonin e verës!

Dijeni se vullnetarizmi është gjëja më interesante për një komunitet lokal, pasi zonjat mësuese e bëjnë me shumë deshirë këtë proces tepër të dobishëm për fëmijët pasditeve ose në kohë pushimesh duke u vendosur një mori aktivitetesh sportive e artistike në dispozicion.

Idetë dhe aktivitetet e shumta në zonat rurale apo urbane rrisin fëmijë të shëndetshëm për vete, familjet e tyre dhe shoqërinë në tërësi. Krijoni ato sepse është tepër vonë. Ndryshe prodhojmë kontigjent rruge që kryejnë vepra penale pa mbushur moshën 18- vjeç.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top