Mirëqenie

September 14, 2018 | 8:30

Nga Zerina Qendro / Përfitimet nga udhëtimet

Udhëtimi na jep mundësinë për të thyer normalitetin e jetës sonë të përditshme dhe për të zhytur veten në një cep të ri të botës. Jo vetëm që na jep mundësinë të provojmë ndryshe e të angazhohemi me aktivitete të reja, por na lejon të mësojmë më shumë për jetën në përgjithësi. Udhëtimi është një mënyrë për t’u shkëputur nga problemet e përditshme dhe stresi i punës. 

Zerina Qendro, psikologe këshillimi

Zerina Qendro, psikologe këshillimi

Planifikimi dhe marrja e pushimeve që kemi ëndërruar, mund të ketë ndikim pozitiv në mirëqenie, marrëdhënie e ndoshta dhe me personalitetin tonë. Përveç takimit me njerëz të rinj, udhëtimi është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet që keni me miqtë dhe familjen. Një studim i kryer nga Shoqata e Udhëtimit në SHBA u pa se pushimi me njeriun e dashur, mund të ndihmojë në thellimin e lidhjes.

Udhëtimi na detyron të përdorim pjesë të ndryshme të trurit tonë

Vite apo dekada përtej diplomimit, ju duhet të sfidoni veten për të mësuar koncepte të reja dhe për të përmirësuar aftësitë tuaja. Sipas psikologut dhe autorit Dr.Mike Dow, një mënyrë për të angazhuar mendjen dhe për të forcuar njohuritë tuaja është të udhëtoni. “Krijimi i hartave mendore të qyteteve dhe vendeve të reja, duke folur në një gjuhë të huaj apo duke mësuar se si të përdorni transportin publik në një qytet të ri, e pengojnë trurin nga plakja, sepse truri është në moshë kur nuk sfidohet”, shpjegon ai. “Sa më shumë ta sfidojmë dhe ta ndryshojmë atë, aq më shumë truri ynë krijon lidhje të reja. Ashtu si një llogari bankare, që sa më shumë kemi, aq sa mund të humbasim. Kjo mund të ndihmojë edhe në parandalimin e shenjave të demencës teksa vitet kalojnë”.

Udhëtimi na ndihmon të menaxhojmë stresin dhe emocionet negative

Udhëtimi nuk është gjithmonë për të parë vende të reja. Ndonjëherë ka të bëjë me ikjen nga ato të vjetrat. Sipas një sondazhi për stresin në Amerikë në vitin 2013 nga Shoqata Psikologjike Amerikane, pushimet mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe emocioneve negative, duke na larguar nga mjediset dhe aktivitetet që janë burimet të stresit. Udhëtimi ka treguar se ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor, me aftësinë për të sfiduar veten çdo ditë, duke ju bërë të mendoni për alternativa dhe për të mësuar gjëra të reja. Ju vazhdimisht i zgjeroni horizontet tuaja, që do të thotë se truri juaj është vazhdimisht në lëvizje. Në fakt, trajnimi i trurit ndihmon rregullisht në përmirësimin dhe jetëgjatësinë e tij. Mjekët rekomandojnë që njerëzit duhet të merren çdo ditë me puzzles. Kjo ndihmon për të zvogëluar rrezikun e demencës ose Alzheimer-it.

Udhëtimi forcon identitetin personal

Udhëtimi zgjeron perspektivat tuaja, jo vetëm rreth botës, por edhe të vetes. Duke u ballafaquar me realitetin e jetesës jashtë zonës suaj, ju jep mundësinë të transformoheni. Psikologët theksojnë se njerëzit ndërsa udhëtojnë, janë në gjendje të shohin problemet e tyre nga një pikëpamje më ndryshe. Duke parë drejtpërdrejt se si jetojnë njerëzit e tjerë, si të shohësh botën me sytë e dikujt tjetër, mund të zgjeroni pikëpamjen tuaj. Studimet kanë treguar se kur del nga zona e rehatisë sociale dhe e zhyt veten në kultura të ndryshme nga ti, forcon identitetin tënd personal, duke përfshirë vlerat, besimet e duke rritur njëherësh vetëbesimin tënd.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top