Në fokus

January 11, 2021 | 8:02

Nis sot vaksinimi anti-Covid në Air Albania, do të fillojë me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se nga kjo e hënë do të nisë procesi i vaksinimit në Shqipëri.

1Fushata me moton “Shqipëria buzëqesh” do të nisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Fillimisht vaksinimi do të fillojë me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç.

1

Në 1 janar, kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare siguroi zyrtarisht 500 mijë vaksina të Pfizer nga kompania BioNTech, ku rreth 10 mijë prej tyre do të jepen në fund të këtij muaji.

Në konferencën e 1 janarit kryeministri theksoi se plani i vaksinimit kundër koronavirusit do të realizohet sipas parashikimeve.

2

“Vaksinimi do të nisë me stafet e spitaleve Covid dhe të urgjencave”. Deklarata u bë edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogertat Manastirliu, gjatë vizitës së saj në spitalin e Durrësit ku qeveria shqiptare mundësoi 36 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjithë pajisjet e ndihmës së shpejtë, investim që do të jetë i njëjtë edhe për spitalet e tjera rajonale.

“Ajo çka pritet tani është fillimi i vaksinimit dhe ne e kemi thënë do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se spitalet rajonale janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.

3“Në këtë situatë, spitalet rajonale po bëjnë përpjekje maksimale, qoftë për shërbimet e triazhit që kanë filluar që në momentin e parë por edhe ato sipas protokolleve dhe udhëzuesve të rasteve që kërkojnë një trajtim postcovid dhe që kërkojnë një mbështetje respiratore. Këto raste janë trajtuar dhe vijojnë të trajtohen në spitalet rajonale. Spitali i Durrësit ka një pavijon të dedikuar për këto raste dhe jemi bërë gati që në rastet e një skenari ku do duhet që të dedikohen edhe për rastet covid, ne jemi gati me stafet e trajnuara, me aparaturat jetëshpëtuese, me të gjithë setin e elementëve që kanë nevojë, qoftë barna, materiale mjekësore. Po rrisim më shumë kapacitetet për të përballuar çdo skenar që kjo pandemi mund të na sjellë dhe pikërisht edhe flota e re e autoambulancave, një investimi i qeverisë shqiptare në përmbushje të përgjigjes sonë ndaj pandemisë, vjen për të lehtësuar menaxhimin dhe për të krijuar kapacitetet e nevojshme për të përballuar çdo skenar” – tha Manastirliu.

4

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top