Brian Zach, toger i Departamentit të Policisë Kingman, priti në familjen e tij vajzën 4-vjeçare të cilën ai vetë e shpëtoi nga abuzimi familjar.
Sot duam t’ju tregojmë për një histori të bukur me një fund të lumtur me protagonist një polic me emrin Brian Zach. Brian nuk e dinte një mëngjes të marsit të vitit 2018 që jeta e një vajze të vogël do të ndryshonte përgjithmonë. Burri, një toger i Departamentit të Policisë Kingman, u thirr në një shtëpi atë mëngjes ku kishte një dyshim për keqtrajtim. Gjatë rrugës për në vendin e ngjarjes, burri u gjend përpara një vajze të vogël me emrin Kaila, e cila u plagos pasi u rrah. Brian prek shumë nga historia sa filloi të shkonte në spital çdo ditë për të luajtur dhe për t’i bërë shoqëri Kaila-s së vogël.
Toger, baba i dy fëmijëve, në një moment duhej të merrte një vendim. Prindërit e fëmijës ishin akuzuar për keqtrajtim të saj dhe për këtë arsye kishin humbur autoritetin prindëror. Nuk kishte vend në shërbimet sociale, prandaj ishte e nevojshme të gjente strehim për fëmijën.
Polici birëson vajzën, viktimë e dhunës
Prandaj ai dhe gruaja e tij Cierra e shfrytëzuan rastin për ta mirëpritur në shtëpinë e tyre derisa të gjendej një zgjidhje e përhershme.
“Ajo erdhi me një biberon, një çantë me rroba dhe asgjë tjetër” – tha polici. Pas disa ditësh, vajza e vogël tashmë ishte përshtatur me jetën e familjes Zach.
Sidoqoftë, pozicioni i saj nuk ishte përcaktuar ende. “Jetonim çdo javë duke mos ditur nëse ajo do të kthehej te prindërit e saj biologjikë ose për sa kohë do ta mbanim. Qëllimi ynë ishte ta donim dhe të kujdeseshim për këtë vajzë të vogël sa më shumë që të ishte e mundur”,- komentoi Brian.
Pastaj, 30 muaj pasi familja Zach priti Kailën në shtëpinë e tyre, mbërriti lajmi i mrekullueshëm: vajza 4-vjeçare u shpall anëtare zyrtare e familjes në Gjykatën Superiore të Qarkut Mohave në Lake Havasu City (Arizona, Shtetet e Bashkuara).
Familja Zach ndihmon sot edhe fëmijë të tjerë, që kanë nevojë të gjejnë një shtëpi të përhershme. Çifti po përpiqen gjithashtu të inkurajojnë të tjerë të birësojnë, duke treguar se si ia vlejnë të gjitha përpjekjet e kërkuara për procesin e birësimit.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Cettinella
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.