Aktualitet

August 3, 2022 | 10:48

“Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë”, pamjet rrëqethëse një ditë pas tragjedisë në Himarë

Pamje rrëqethëse vijnë sot nga plazhi i Potamit në Himarë, ku një ditë më parë një vogëlushe 7-vjeçare u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi i policisë, Arjan Tase.

Një kukull e vendosur pranë vendit ku e vogla ndërroi jetë, një lule dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong, plazhi i boshatisur… këto janë pamjet që të përplasen fort në shpirt një ditë pas tragjedisë.

Gazetarja Esmeralda Keta në një postim në Facebook, shkruan: Mëngjes i trishtë sot në Potam…

3

Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

2

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë.

Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll!

 

 

 

Burimi www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top