Në fokus

July 31, 2018 | 14:07

Një mik fals është më keq se një armik i deklaruar

Me disa, ne nuk mbajmë një marrëdhënie shumë të gjatë dhe intime, por me të tjerët lidhemi thellë. Këta njerëz janë ato që ne i quajmë miq.

Miqtë tanë të vërtetë janë të pranishëm gjatë momenteve më të vështira të jetës dhe zakonisht mund të numërohen me gishtat e dorës. Këta njerëz janë gjithmonë të pranishëm për të na mbështetur dhe për ta dashur njëri-tjetrin ashtu siç jemi, pa pritur asgjë në këmbim.

Ata i njohin anët tona më të këqija, por përsëri qëndrojnë, ndjehen të lumtur për rezultatet tona dhe nuk kanë frikë të na tërheqin vëmendjen kur bëjmë gabime, sepse mbi të gjitha ata duan të mirën dhe lumturinë tonë.

Me kalimin e kohës, jeta na tregon se kush është me të vërtetë në anën tonë dhe shpesh habitemi, sepse njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ne nuk janë gjithmonë besnikë. Dhimbja e zhgënjimit nga një mik është shumë e madhe, sepse ne i konsiderojmë ata bashkudhëtarët me të cilët duhet të ecim përpara.

Diçka që duhet të sqarohet është se miqtë tanë nuk janë ata që gjithmonë pajtohen me ne, ose që dëshirojnë të japin jetën e tyre për të mirën tonë, si dhe armiqtë tanë nuk janë gjithmonë ata që nuk pajtohen me ne ose ata që kanë qëllime të ndryshme të jetës.

Duhet të jemi të mençur sa duhet për të vlerësuar miqësitë tona dhe për të konsideruar sa personi tjetër tregon interes për ne, për të mirën tonë.

Nëse keni dikë në jetën tuaj që shfaqet vetëm kur është e përshtatshme për të dhe ju bën të hiqni dorë nga gjërat që janë të rëndësishme për ju, mbani parasysh nëse ai person vërtet ju bën mirë dhe ju bën të lumtur. Këta njerëz veprojnë me interes dhe sapo interesi të mos ekzistojë, ose kur vendosni të mos bëni kompromis me qëndrimet tuaja, thjesht ata do të largohen nga jeta juaj.

Miqtë, megjithatë, janë krejtësisht të ndryshme. Ata kanë një atmosferë pozitive dhe të gëzuar dhe na bëjnë të lumtur që nga momenti i parë. Ne mund t’u besojmë atyre, të ndajmë gëzimet, ëndrrat dhe sekretet tona. Me ta mund të bëhemi më të fortë dhe më të sigurt.

Ata janë besimtarët dhe mbështetësit tanë më të mëdhenj.

Ne duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm, sepse njerëzit rreth nesh gjithmonë lëshojnë sinjale që tregojnë nëse ata me të vërtetë kanë qëllime të mira në zemrat e tyre dhe nëse ata me të vërtetë kujdesen për ne.

Shumë njerëz mbajnë maska, por nëse shohim nga afër, përtej asaj që duket, ne do të jemi në gjendje të identifikojmë ata që në fakt mund t’i quajmë miq.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top