Në fokus

August 11, 2018 | 8:09

Njerëzit që përdorin heshtjen si përgjigje, sulmojnë dhe manipulojnë fshehurazi

Komunikimi është baza e çdo marrëdhënieje njerëzore.

Komunikojmë për të kërkuar, raportuar, për të informuar, për të shprehur mendimet tona, për t’u përballur dhe për të diskutuar. Komunikojmë për të shprehur emocionet, ndjenjat, mendimet dhe pozitat tona në situata të ndryshme.

Komunikimi është të pyesësh, të kërkosh të dish çdo ditë, gjë që është me të vërtetë shumë. Disa janë të thjeshta, ndoshta të diktuara nga kurioziteti. Të tjera mund të jenë më të rëndësishme dhe mund të ndihmojnë për të sqaruar edhe situatat më të këqija.

Në fakt, jo të gjithë zgjedhin përgjigjen, megjithatë, disa vendosin të mos e bëjnë, por të qëndrojnë në “heshtje absolute”.

2-49

Çfarë ndodh në të tilla situata?

Ndodh që njerëzit që zgjedhin heshtjen si përgjigje të vetme, provojnë një ndjenjë të thellë shqetësimi dhe bien në një pasiguri të rëndë emocionale për t’u mbështetur.

Elias Canetti, shkrimtar, eseist dhe aforist bullgar, gjermanofolës, që iu dha çmimin Nobel për letërsi në 1981, argumentoi me të drejtë që: “Ka disa që në heshtje arrijnë keqdashjen e tyre maksimale”.

Sepse heshtja e një personi të dashur, e një anëtari të familjes, të dikujt të dashur për ne, mund të jetë një lloj ndëshkimi i ashpër, një agresion mendor, një manipulim emocional i prirur për ta poshtëruar tjetrin. Mund të jetë një armë, e aftë të dëmtojë një personalitet më të brishtë dhe emocional, me forcë të pashembullt.

Sigurisht që, secili prej nesh ka të drejtë të mos i përgjigjet disa pyetjeve.

3-44Është heshtja që zgjat në kohë, ajo që na lë pezull, e që me vetëdije dëshiron të dëmtojë dhe tjetrën.

Kur gjithçka që marrim është heshtje, zakonisht ka tri hipoteza që formulojmë për ta shpjeguar:

Nuk përgjigjet sepse nuk ka guximin të marrë përgjegjësitë;

Nuk i intereson fare për ne dhe për atë që shkakton me heshtjen e tij;

Është plotësisht i vetëdijshëm për atë që provokon dhe qëllimisht qëndron i heshtur.

Është e qartë se janë tri qëndrime shumë të gabuara, të cilat tregojnë papjekuri, mungesë respekti dhe egoizëm.

Zakonisht, viktimat e heshtjes janë gratë, edhe nëse është një lloj qëndrimi që duhet të përgjithësohet me kujdes, sepse numri i njerëzve që vuajnë nuk është shumë më i paktë.

Ekziston heshtja pozitive?

Është mirë të mbani mend se, nganjëherë heshtim në mënyrë që të mos degjenerojë një bisedë apo një grindje, ose sepse e kuptojmë se nuk po dëgjohemi. Edhe në momente të forta zemërimi, disa zgjedhin heshtjen, por vetëm që të mos thonë gjëra për të cilat më pas mund të pendohen.

Pra, heshtja mund të ketë më shumë se një domethënie, por bindemi se çfarëdo qoftë ajo, preferohet që gjithmonë të merret me situata që përfshijnë përgjigje dhe sqarime.

Për ta përmbyllur, kujtojmë shprehjen e Jan Paul Sarte që thotë:

“Çdo fjalë ka pasoja. Çdo heshtje gjithashtu”.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top