Dëshmi

September 13, 2018 | 13:40

Njihuni me supergruan, 52 vjeçe, që u bë biliardere, nënë e 9 fëmijëve dhe njëherësh gjyshe

Helena Morrissey ka një kapacitet për t’u patur zili, pasi plotëson çdo milisekonda të ditës së saj me aktivitet produktiv.

Kemi kaluar vetëm një orë duke biseduar në studio. Është një ditë e ngarkuar dhe Helena ka një sërë intervistash, por midis secilës ka një pauzë disa minutash, gjatë së cilës shumica e njerëzve do të merrnin frymë dhe do të mblidhnin mendimet e tyre. Ndërsa Helena, Jo. Sepse ne kemi më shumë për të diskutuar dhe ajo nxiton për çdo intervistë, ajo flet aq shpejtë, saqë shpesh mendon se po harron të marrë frymë.

Dhe kështu vazhdon dita e saj për disa orë me radhë. Fraza “Unë nuk e di se si ajo e bën atë” mund të jetë shpikur për Helenën. Edhe relaksimi i saj është me orar.

Ajo kishte një karrierë të shkëlqyer deri në moshën 35-vjeçare, dhe për 15 vjet fitoi një rrogë si CEO e kompanisë për investime. Tani, 52 vjeç, ajo është drejtuese e investimeve personale në Legal & General, e cila kap vlerën prej 983 miliardë dollarësh.

Në të njëjtën kohë ajo organizon fushata për barazinë gjinore dhe mjedisin, është administratore e një organizate bamirësie për kancerin dhe guvernatore në Eton, shkolla e djemve të saj.

Sikur të mos mjaftonte kaq, ajo dhe Richard, burri i saj (një ish-prift budist) kanë nëntë fëmijë, të moshës nëntë deri 26 vjeç dhe një nip shtatë muajsh.

Ajo padyshim përfshihet në publikimet e ndryshme të grave në karrierë, jo vetëm për punët e saj të jashtëzakonshme, por edhe të përfaqësimit të një nëne të përkushtuar.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top