Në fokus

January 19, 2018 | 10:52

Nxënësit e kequshqyer/ Orjola Pampuri: Të dhënat shqetësuese, ushqimi nuk është një sanduiç! Kequshqyerja ndikon direkt në shëndetin fizik dhe mendor

Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka folur sot në ‘Rreze Dielli’, në Report Tv, për një temë tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Deputetja u shkëput për pak minuta nga politika dhe dha disa këshilla shumë të forta për mënyrën si duhen ushqyer fëmijët.

1

Pas një studimi të kryer në dy bashkitë, Tiranë dhe Kamëz, deputetja tha se vendi ynë ndodhet në një varfëri të tejskajshme, që nuk e kishte parë më parë. Ajo tha se kequshqyerja te fëmijët ndikon direkt në shëndetin fizik dhe mendor të tyre, duke iu bërë thirrje prindërve që t’i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi.

orjolaNga studio e Report Tv, Pampuri premtoi se do ta thërrasë në një seancë dëgjimore ministren e Shëndetësisë për të ndërmarrë hapat paraprakë për ndërtimin e një strategjie mbi këtë problematikë.

“Kequshqyerja e fëmijëve ndikon direkt në shëndetin fizik dhe mendor të tyre. Do ta thërras ministren në Komisionin e Shëndetësisë në një seancë dëgjimore për të ndërmarrë hapat paraprakë për të ndërtuar një strategji. Fëmijët e mi janë në një shkollë jopublike dhe kur i pyes nëse kanë ngrënë këtë apo atë shpesh çuditen. Duhet parashikuar si do të ndërtohet diçka e tillë, ushqimi nuk është sanduiç. Kjo është thjeshtë të ngopësh fëmijën, ne po flasim për ushqyerje të tyre. Të dhënat janë shqetësuese. Edhe kjo qeveri kërkon të përfshijë ushqimin e fëmijëve në shkolla, por nuk është e lehtë. Më parë u duhet ardhur në ndihmë qytetarëve. Ata nuk duan shifra, por politika dhe strategji për t’i ardhur në ndihmë. Në rastet kur varfëria është e madhe, kemi dhe kequshqyerje më të madhe. Ne sot jemi të barazvlefshëm me shtresat e varfra në SHBA. Edhe neglizhencë e prindërve mund të jetë, por nuk mund të themi, pasi fëmija mbetet prioritet bazë, sado që prindërit mund të punojnë. Ndonjëherë është edhe neglizhenca, për shkak të kohës së kufizuar, por kjo nuk ndodh rëndom. Edhe obeziteti është kequshyerje, përdorimi i fast-food nxit obezitetin, moslëvizja. Studimi: Në Tiranë obezë, në Kamëz të kequshqyer. Është një studim pilot”, tha Pampuri.

Sa herë duhet të shkojnë fëmijët tek okulisti?

Një herë të paktën në vit. Edhe kjo tregon varfëri. Duke qenë në varfëri të madhe, ai nuk është në gjendje të bëjë kontrolle. Disa familje e kanë të pamundur të mendojnë për prioritete të tilla. Është një varfëri e tejskajshme, të cilën më parë nuk e kisha parë. Në çdo komision kam ngritur zërin për të gjitha çështjet e shëndetësisë, edhe në Parlament, por gjithnjë i jepet prioritet problematikave politike. Por në komisionet ku unë bëj pjesë ngrihen gjithnjë problematika të tilla. Ua siguroj se do të thërras në seancë dëgjimore ministren dhe do ngremë një komision për të krijuar dhe mundësinë e një studimi kombëtar. d.c./shqiptarja.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top