Këshilla & Arsye

January 19, 2018 | 11:31

Pak gjumë “fajtor” për depresion dhe ankth

Dhjetëra studime kanë treguar se gjumi i mjaftueshëm dhe i mirë është i lidhur me shëndet më të mirë fizik dhe mendor dhe nga ana tjetër mungesa e gjumit prish funksionimin normal të gjithë organizmit.

1

 Pavarësisht nga mësimet e nxjerra, është shumë e vështirë për njerëzit e sotëm të gjejë kohë dhe qetësi për të shijuar disa orë gjumë pa u shqetësuar.

Marrëdhënia e gjumit dhe shëndetit mendor ishte objekt i një studimi të ri të kryer në Universitetin e Binghamton, New York, i cili tregoi se njerëzit që flenë më pak se  rekomandimi tetë orë çdo natë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga mendimet e vazhdueshme negative, të tilla si ato që karakterizojnë ankthin dhe depresionin.

 

Këto mendime negative për shkak të gjumit të varfër, përfundojnë studiuesit, lënë një njeri të ekspozuar ndaj çrregullimeve mendore si ankthi dhe depresioni. Nga ana tjetër, “korrigjimi” i zakoneve të gjumit potencialisht mund të jetë një zgjidhje terapeutike për t’u marrë me çrregullime të tilla të zakonshme mendore.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top