Dëshmi

March 7, 2022 | 11:27

Olena Zelenska, stili elegant i zonjës së parë ukrainase

Me hir dhe elegancë, gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky po tregon gjithashtu soliditet dhe kurajë. 

1

Arkitekte dhe shkrimtare. Skenariste dhe autore televizive. Që kur bashkëshorti i saj, Volodymyr Zelensky, u zgjodh president i Ukrainës, që nga maji i vitit 2019 ajo ka mbajtur edhe rolin e zonjës së parë me shumë hijeshi dhe stil. Olena Zelenska, 44 vjeçe, nëna e Aleksandrës dhe Kirilit, po tregon kurajë të madhe për të mbështetur dhe qëndruar pranë bashkëshortit dhe njerëzve të saj në këto momente shumë të vështira dhe të dhimbshme. “Populli im i dashur ukrainas! Po të shikoj, je i pabesueshëm, – ka shkruar ajo në rrjetet sociale. – Unë do të qëndroj pranë jush”.

 

AKTIVISTE DHE “INFLUENCER” – Dy milionë e ndjekin në llogarinë e saj në Instagram. Olena Zelenska është përfshirë edhe me Unicef-in, në programe me aktivitete të ndryshme kulturore në vendit e saj, kundër dhunës gjinore, në favor të fëmijëve. Vogue i ka kushtuar një kopertinë, por edhe publikime të tjera. Revista Focus e përfshiu atë në vitin 2019 në listën e njerëzve më me ndikim në Ukrainë.

2

3

4

5

6

7

8  9 10

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top