Editorial

March 7, 2022 | 13:24

Sot festa kombëtare e mësuesit, atmosferë e vakët në Tiranë, me përjashtime të veçanta!

Nga Orjona TRESA | Foto Vlasov SULAJ

 

Në ka ndikuar rritja e çmimeve, shiu apo lufta në Ukrainë, ajo që u pa me një sy të lirë sot ishte se, dita kombëtare e mësuesit përcolli një atmosferë të vakët. Flasim për në Tiranë gjithmonë, duke qenë kryeqendra e qyteteve të Shqipërisë.

whatsapp-image-2022-03-07-at-10-06-21-2Sipas një raportimi të dokumentuar në terren nga fotografi i revistës Vlasov Sulaj, rrugët dhe shkollat pasqyruan një mëngjes disi emocional, me pak fëmijë, gjimnazistë apo studentë, që mbanin në duar tufa lulesh. Nuk ishte ajo që kemi parë vitet e kaluara, që tregonte një solidaritet masiv simbolik festiv. Natyrisht që kish dhe nga ata që kishin menduar pak më shumë për një dhuratë më ‘të mirë’, por ishin të rrallë gjithsesi. Edhe nëse ka qenë ndryshe, me syrin e lirë nuk e faktonim dot më gjatë këtë.

Megjithatë, kryefjalë sot është mësuesi, i cili meriton të gjithë vëmendjen dhe mirënjohjen për çfarë ai i shërben në misionin që ka zgjedhur të ndjekë në jetë. Mësuesi është figura e dijes, ai që të bën ose ta duash ose ta urresh lëndën. Mësuesi është misionari dhe vizionari i përcjelljes së edukatës dhe kulturës, gjuhësore, historike, shoqërore e me radhë.

whatsapp-image-2022-03-07-at-10-06-21-1

Në harkun 30-vjeçar të një qeverisjeje pluraliste në vend, jo rrallëherë figura përfaqësuese të dijes e kanë njollosur emrin e madh të mësuesit, duke shpërfaqur një model të shëmtuar dhe aspak të denjë për brezat e rinj. Mësues mitmarrës, tregtarë, bullues, toksikë, të cilët e kanë zhbërë rolin e mësuesit të vërtetë. Një ndërgjegje e dobët që e ka vrarë arsimin dhe e ka mbajtur peng.

Por, për të mos i dhënë më nota të tilla këtij shënimi, më duhet të pohoj se mësuesi është si një orakull fati për çdo nxënës. Mirësia dhe dija e tij ndërton një brez të shëndetshëm, e kundërta reflekton prapambetje!

whatsapp-image-2022-03-07-at-10-06-22-1 whatsapp-image-2022-03-07-at-10-06-22 whatsapp-image-2022-03-07-at-10-12-57 whatsapp-image-2022-03-07-at-10-13-15 whatsapp-image-2022-03-07-at-12-12-29 whatsapp-image-2022-03-07-at-10-13-12 whatsapp-image-2022-03-07-at-10-06-21 whatsapp-image-2022-03-07-at-12-46-16 whatsapp-image-2022-03-07-at-12-51-03

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top