Pika referimi

January 19, 2018 | 11:40

Këshilltarja për ekonominë, Irena Beqiraj: Çdo ditë, çdo orë do kontribuoj të forcohet një femër

Këshilltarja e Kryeministrit Edi Rama për Ekonominë, Irena Beqiraj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përcjellë dy ditë më parë, një mesazh mjaft me vlerë për femrat, sidomos për studentet që sapo mbarojnë studimet, ku do të përballen më pas me tregun e punës. Beqiraj  sjell në kujtesë komentin e një studenteje të saj në një nga orët e leksioneve ku i është thënë: ‘zysha është më e rreptë me vajzat’. Irena Beqiraj ka treguar arsyet se përse. Ajo tregon se është kërkuese me vajzat, pasi realiteti që i pret pasi të mbarojnë studimet është maskilist dhe vanitoz.

Irena Beqiraj, këshilltare e Kryeministrit Edi Rama për Ekonominë

Irena Beqiraj, këshilltare e Kryeministrit Edi Rama për Ekonominë

“Vajza të dashura! Është e vërtetë, jam shumë kërkuese me ju. Po a e dini çfarë u pret sa të dilni nga këto auditorë? Një realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Të bukura, të reja, 70% e juaja do të gjejnë një shef mashkull në zyrën e parë. Mendimi i parë që disa syreve do t’u kalojë kokës si shigjetë, është “çfarë fshihet poshtë fustanit” e vetëm me zotësi e besim tek vetja do të mund ta përqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo që ju dini. Bota jashtë është vanitoze të dashurat e mia. Në këtë vanitet mbytës, çdo gjëje i vihet një çmim. Edhe juve do përpiqen t’u vendosin një çmim, një rrogë më të mirë, karrierë më të shpejtë, do jeni gjithmonë në tundimin për të qenë ju ylli në ngjitje. Por është vetëm çmim, jo vlerë. Duhet të jeni të përgatitura, inteligjente, të zonjat e vetes, të afta për t’i shpëtuar këtij rrethi vicioz. Prandaj jam kërkuese me femrat e do vazhdoj të jem!

Mesa u prit, ky postim ndezi debatin, duke sjell një kundër reagim nga vetë Beqiraj ditën e sotme, si përforcues të një mendimi në rolin e gruas dhe nënës:

Dashje pa dashje keni keqkuptuar çfarë kam bërë apo çfarë kam dashur t’u them studenteve të mia. Nëse doja të bëja një pyetje, më pëlqente përgjigjen ta merrja nga një vajzë. Nëse doja të shpjegoja një koncept të vështirë në financë, doja ta bëja me pjesëmarrjen e një vajze. E nuk ishte e rastësishme që gocat gjithmonë merrnin notat më të mira në kurset e mia. E disa mbase janë bezdisur, por kurrsesi diskriminuar.

Po! Unë jam feministe. Jam grua. Kam një vajzë. Do doja të kisha 100 vajza. Çdo ditë, çdo orë do kontribuoj të forcohet një femër.

Sot drejtoj një zyrë që ka 95% të stafit femra.

Më quani si të doni!

Unë mendoj, besoj që kush vendos në opozita pune vajzën time, ka vënë një gur në të ardhmen e saj. Unë jam e lumtur që e kam bërë për shumë vajza që kanë dashur të kenë një të ardhme!

Shamëni, ulërini, por besomëni: Vetëm duke punuar fort mund të ndryshojmë botën ku jetojmë, e cila nuk është ashtu siç do donim të ishte!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top