FB

September 4, 2021 | 8:02

Paragjykimi, tipar i njerëzve të paaftë

 

Paragjykimi është një imazh paraprak që kemi kundrejt diçkaje apo dikujt. Një vizion që nuk është aspak pozitiv dhe që ndikon kur e konsiderojmë atë gjë apo person në një mënyrë të caktuar.

Cilat janë ato bindje të rrënjosura në mendjen tonë të cilave, ndoshta, ua injorojmë ekzistencën? Një shembull mund të jetë: ‘të gjithë meshkujt njësoj janë’ ose edhe ‘të gjitha bionet janë budallaqe’. Ndoshta e keni pyetur ndonjëherë veten nëse i keni realisht këto paragjykime, por kur flisni dhe ndërveproni me persona të tjerë, me shumë gjasa këto shprehje i thoni pa qenë as vetë të vetëdijshëm.

Njerëzit që gjykojnë të tjerët

Zakonisht, këta njerëz, të cilët i has kudo e ngado kanë disa karakteristika dalluese, që i kemi listuar më poshtë:

  • Urrjenë pjesën më të madhe të jetës së tyre dhe për këtë arsye, mundohen me të gjitha mënyrat që të helmojnë jetën e të tjerëve.
  • Nuk janë të kënaqur nga ajo që bëjnë dhe nuk durojnë që dikush tjetër të jetë i lumtur në jetë.
  • Nuk i dallon lehtë, pasi nuk janë njerëz të ftohtë dhe nuk kanë as ndjenja negative. Megjithatë, janë ekstremisht të frustruar, gjë që i bën të jenë agresivë, sjellje kjo që shfaqet në mënyra të ndryshme.
  • Torturohen nga vendimet që kanë marrë, ndoshta të imponuara nga të tjerët, pa qenë ata që i kanë dashur vërtetë këto vendime. Ruajnë një marrëdhënie konflikti psikik me këto lloj ngjarjesh në jetën e tyre.
  • Duan të justifikojnë trajektoren e jetës së tyre duke diskredituar të tjerët. Shpesh shprehin fraza të tipit: “Në fund të fundit, nuk jam dhe aq keq. Shiko atë tjetrin sa keq është”.
  • Flasin për njerëz dhe jo për ide.
  • Kur shprehin mendimin e tyre për dikë tjetër, nuk e bëjnë që të reflektojnë mbi gabimet apo lëvizjet e duhura që personi në fjalë ka bërë. Gjykojnë duke u bazuar në paragjykime që i shndërrojnë në njerëz të vegjël, të thjeshtë e të paanshëm.
  • Vlerat e tyre nuk janë për t’i falur qetësi vetes dhe ambientit, por për të gjykuar vazhdimisht të tjerët.
  • Kanë pak pasione dhe aktivitete që u interesojnë.
  • Nuk janë kritikë ndaj vetes për gjërat që bëjnë. Nuk dëshirojnë të ndihen të gjykuar për detyrat që duhet të çojnë deri në fund.
  • Acarohen lehtë.
  • Fitoret e të tjerëve i konsiderojnë si të pajustifikuara, si fryt i faktorëve të jashtëm. Ndërsa fitoret e tyre i quajnë të justifikuara dhe të merituara.
  • Janë të bindur se, duke gjykuar të tjerët, ata nuk do t’i gjykojnë ata.
  • Nuk shprehin mendimet e tyre në praninë e shumë njerëzve, ndaj kjo gjë mund t’i bëjë të dukshëm tek ata.
  • Pjesën më të madhe të rasteve, kritikat e tyre reflektojnë dëshirën që kanë për të eksperimentuar atë që jeta u ka mohuar ose që nuk ia kanë dalë t’i arrijnë.
  • Nuk shqetësohen që të përmirësohen. Mendojnë se mënyra më e mirë për të ecur përpara në jetë është që në minimizojnë të tjerët dhe t’i bëjnë ata të duken keq.
  • Gjykimet e tyre mund të jenë delikate e private, po ashtu dhe publike dhe të rrezikshme.

Duhet t’i injoroni këta njerëz dhe nuk duhet t’i jepni asnjëherë fuqinë për të dëmtuar reputacionin tuaj personal apo profesional, në veçanti përpara një numri të madh miqsh, familjarësh.

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Burimi: Psychonews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top