Këshilla & Arsye

June 2, 2018 | 13:44

Pasojat e rënda që sjell dehidratimi

Temperaturat vazhdimisht të larta shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzore.

Shtohet rreziku i infarkteve

Bashkë me rritjen e temperaturave rritet dhe shpeshtësia e rrahjeve të zemrës dhe kemi një qarkullim më të shpejtë të gjakut. Trupi mundohet të ulë temperaturën e tij me anë të djersitjes, rritet shpeshtësia e frymëmarrjes.

Sigurisht që ky rrezik është më i lartë për personat të cilët vuajnë nga hipertensioni dhe forcimi i enëve të gjakut. Ndërkohë që trupi përpiqet të përshtatet me të nxehtin, këto organe mbingarkohen. Prandaj këshillohet konsumimi i lëngjeve për të parandaluar rrezikun. Krahas kësaj, këshillohet veshja e rrobave me ngjyrë të hapur, të pambukta, të mos ecim në pikun e të nxehtit, të mos e teprojmë në ushqim dhe të qëndrojmë larg alkoolit.

Kanceri i lëkurës

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell i hap rrugë ndryshimeve akute të lëkurës si dhe nxit disa lloje të kancerit të lëkurës. Për të parandaluar këtë e rëndësishme është të mos ekspozohemi në diell gjatë kohës kur rrezet e diellit janë më të dendura (nga ora 11-16). Këshillohet veshja e rrobave të buta dhe me ngjyrë të hapët, përdorimi i kremrave solar.

Diabeti

Një nga sëmundjet e nxitura nga i nxehti është dhe diabeti. Me rritjen e temperaturave dhe djersitjen, trupi humbet lëngjet dhe elektrolitet e nevojshme. Një tjetër rrezik që i pret diabetikët është dhe konsumi i tepërt i lëngjeve të marra nga shalqiri, pjepri të cilat kanë një indeks të lartë glicemik. Diabetikët duhet të kenë një dietë të caktuar ushqimi dhe të konsumojnë shumë lëngje.

Nxiten krizat e migrenës

Studimet e realizuara së fundmi kanë treguar se i nxehti dhe temperaturat e larta nxisin krizat e migrenës. Krahas kësaj edhe ndryshimi i mesatares së lagështirës dhe ngritjet e menjëhershme të temperaturave janë faktorë që ndikojnë në  prekjen nga migrena. Për këtë arsye këshillohet konsumimi i lëngjeve, përdorimi i syzeve zë diellit, lagia e flokëve dhe qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar.

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top