FB

March 23, 2021 | 8:22

Pavarësisht përvojave të kaluara, dashuria ekziston. Ajo do të vijë për t’ju përfshirë krejt rastësisht

 

Dhe pastaj vjen ai person që e keni pritur gjatë gjithë kohës … Do të jetë një ditë si çdo ditë e vitit, dhe mund ta mos e njihni menjëherë. Me siguri do të tërhiqeni dhe do të mendoni “kush është ky i lojtur”, “ky ari i i hedhur… gjithmonë në të tijën” …. por në fund të fundit do të dashuroheni me të. Do dashuroheni sepse ishte ajo që prisnit.

1

Ndoshta as nuk e dinit, por ishit gati. Thjesht po prisnit ardhjen e tij … mbase kthimin e tij…

Do të vijë ai person i aftë të heqë të gjithë pluhurin që mban në zemër, gjithë hidhërimin e lënë nga dashuritë që nuk të meritonin…

Do të vijë kur as që e prisnit, për t’ju kujtuar se gjërat e bukura ekzistojnë dhe se, nganjëherë, ato mund t’u ndodhin edhe njerëzve si ty.

Për ty që nuk ju kanë dhuruar kurrë asgjë…

Për ty që gjithmonë keni pasur nevojë të djersitësh çdo fitore të vogël në jetën tënde…

Për ty që askush nuk të ka vendosur kurrë në vend të parë dhe tani duket kaq e vështirë të besohet…

Do të vijë një ditë, rastësisht, por do të ndiheni sikur e keni njohur gjithmonë…

E ke parë në mendjen dhe ëndrrat e tua më parë dhe do të duket shumë mirë për të qenë e vërtetë.

Do të jetë personi i vetëm në botë i aftë për të thyer kufijtë e tu… Një person i cili do t’ju marrë butësisht për dore dhe do t’ju bëjë të kuptoni se dashuria, pavarësisht nga përvojat e kaluara, ekziston dhe është e bukur dhe se mund t’ju prekë edhe ju.

Do të jetë një person që do t’ju tregojë se çfarë do të thotë të jesh i rëndësishëm për të tjerët, i cili do të përpiqet të të kuptojë edhe kur ndoshta e meriton më pak…

E cila do të mbetet pavarësisht nga paranoja dhe frika juaj… hënat tuaja përmes ndryshimeve të humorit tuaj…

Një person që nuk dëshiron të largohet, edhe nëse dëshiron ta refuzosh, nga frika e përsëritjes së vuajtjeve.

Nuk do të zhduket, dhe e dini pse?

Sepse brenda teje do të shoh gjithçka çfarë ka dëshiruar.

Do të vijë për të qëndruar ashtu, si kurrë më parë, dhe pavarësisht nëse është e vështirë, pa marrë parasysh nëse çdo ditë duhet të punoni së bashku për të zgjidhur problemet e vogla të jetës së përditshme, gjithmonë do t’ia vlejë.

Sepse, ai të kërkonte ty dhe ti e dëshiroje atë.

Unë vazhdoj besoj…

Nuk dua të mendoj që burrat janë të gjithë njësoj…

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu Le parole che non ti ho mai detto

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top