Në fokus

June 4, 2020 | 18:13

“Për Fëmijërinë e Vjedhur” protesta për t’i thënë stop dhunës ndaj të miturve

 

Nën sloganet “Për Fëmijërinë e Vjedhur” dhe “Ngri Ti zërin për ato që nuk kanë zë” nëna me fëmijë, artistë, gazetarë, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile marshuan në sheshin Skënderbej, në Kodrat e Liqenit dhe drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, për t’i thënë stop dhunës ndaj të miturve.

2

Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të një të miture 15-vjeçare në Babrru, nga roja i shkollës ka tronditur mbarë opinionin. Protesta paqësore e mbajtur në Tiranë u përshkua nga të gjitha moshat, ku mes pankartave përçoheshin mesazhet për ndalimin e dhunës, përcudnimit të jetës së fëmijëve etj. Protesta me moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit. 

Ajo që ra në sy është fakti se në marshim nuk janë kanë marrë pjesë vetëm gra e vajza, por edhe djem e burra.

Mes protestuesve ishte sot edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila tha se kishte dalë të protestonte për shumë vajza të dhunuara që heshtin nga frika. Ajo kërkoi ashpërsimin e masave dhe dënimin e abuzuesve.

aurela

“Jam në protestë për shumë vajza, për shumë djem që mbase nuk kanë folur kurrë që janë dhunuar. Jam këtu për t’i kërkuar shtetit tim që të vendosë një ligj të fortë. Duhet ta di që nëse flas, jam i mbrojtur. Nëse gratë, vajzat e dhunuara kanë frikë të flasin është edhe fakti që nuk dinë ku të flasin. Një njeri të sëmurë është pak ta mbyllësh në burg për 2 vjet. Është për të ardhur keq që fajësojmë viktimën. Si mund të thuash donte vetë? Kjo është absurde. Jam këtu për të thënë që jam një qytetare e këtij vendi. Nuk po them që çdo prind duhet të kalojë në vetëgjyqësi. Jam këtu që shteti të vendosë ligje më të forta. Këta njerëz duhet të dënohen rëndë që të kenë frikë, të mendohen mirë para se të ngacmojnë fëmijët”,- tha ajo.

1 3 4 protesta

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top