Pika referimi

October 24, 2015 | 10:00

Për herë të parë, shpirti i popullit duket në arkitekturë

eljan taniniEljan Tanini

Nëse rrugës, asgjë nuk ёshtё e bukur, atёherё ёshtё faji i natyrёs.  Nёse natyra e ka bёrё çdo gjё tё bukur, atëherё do t’i duhet njeriut ta ndёrtojё, dhe nëse njeriu ndërton, por po aq sa ndёrton prish, atёherё faji i mbetet kombit tё njeriut. Nё kёtё mos pёrpjestim imazhi shfaqet edhe njё harmoni e pakultivuar mirё nё rrugёt tona. Sa herё qё sheh njё ndёrtesё tё bukur, (s’e kam fjalёn pёr ato me xhama dhe beton, por pёr natyrёn urbane qё karakterizon traditёn nё kohёn e saj kur ishte ende foshnjё), mё bёn shpesh tё mendoj: “Pse edhe vendi im nuk ka njё arkitekturё si e gjithё Europa!?” Po aq, mё bën tё dyshoj edhe tek vullneti pёr ta bёrё kёtё… Ajo qё mё shqetёson mua ёshtё harmonia e kotё e urbanistikёs, sidomos nё arkitekturё. Tek ne, tradita merr fund gjithmonё, aty ku fillon e reja. Nёse e ke shtёpinё nё kat tё parё ёshtё fat i madh, po e njёjta ndodh edhe nёse ke njё bodrum me pamje nga rruga kryesore. Por kёto të dyja nuk janё asgjё para fatrёnieve tё tjera si kёto.

Pёr shembull: tё kesh shtёpinё nё kat tё fundit e tё bёsh njё shtesё mё tё lartё, tё kesh njё vilё tё vjetёr e tё bukur, t’i bjerё gjoja zjarri apo tё bёsh një pallat idiot tё stёrmadh. Sepse Tirana, nё pamje tё parё duket sikur ka lindur dje, njё qytet pa identitet e pa kulturё. Sado traditё tё bukur tё ketё nё veshje dhe nё tё ngrёnё, nё pamje tё parё kur vjen si turist, çdo gjё tё duket shume e pakёt. Duket sikur Tirana ёshtё krijuar vetёm nё kohёn e njeriut socialist dhe asgjё mё parё. Trishtueshёm, por si Tirana janё edhe shumё qytete tё tjera. Na mungon shumё njё shpirt tradite neobaroku, me tё cilin filluam tё krijonim nё fillim tё viteve 1915. Dritareve tё imazhit nё fasadat tona, dritareve tё imazhit qytetar i mungon mё shumё njё traditё e tillё, e cila na bёn tё ndryshёm nga Europa, por tё njёjtё me hiçin. Dritares sё fasadёs, (gjё qё shpreh imazhin qytetar) i mungon bordura e rёndё me njё parmak qё e kufizon rёndshёm. Shkurt, nuk dimё tё kujdesemi pёr imazhin. Nёse vilat e vogla me traditё mesdhetare u rrafshuan rёndshёm nga sistemi komunist, po tё njёjtёn gjё do tё bёnte edhe demokracia e pas viteve 2000, duke shkatёrruar njё pjesё tё tyre pёr pallate makutёrie. Sepse ligji nuk di ta ruajё, sepse qytetari nuk e do njё gjё tё tillё, sepse qytetarit mendjengushtë gjithmonё e mё shumё i intereson tё zёrё hapёsirёn e tjetrit, mundёsisht edhe ajrin e dritёn. E patёm shansin nё dorё, qё pas viteve ‘90-tё ngrinim ndёrtesa neobaroku, njёsoj si ato të gjyshёrve tanё. (Njё arsye mё shumёse pёrse ata burra me frak ishin mё afёr mendimit europian). Se po e bёri kёtё, punё e madhe, se kjo është pronё e shtetit dhe e njё tjetri. Ne jemi njerёz me shije të  munguar. Aq shumё joharmoni ka nё rrugёt tona, sa ajo qё sheh tё mёrzit imazhin. Po pse jemi kaq injorantё qё tё mos kujdesemi pёr imazhin qytetar? Se e kemi traditё qё nga “njeriu i ri socialist” pёr tё ndёrtuar gjoja tё renё.

Mua si turist, nuk mё intereson çfarё bukurish ke nё vendin tёnd, mjafton tё shoh kryeqytetin dhe qendrёn e tij e do tё kuptoj se çfarё pasurie ke. Se nuk mё interesojnё rregullsitё, por gjёrat mё tё çrregullta, ato duhen fotografuar. Prandaj turistёt kur i pyet pёr vendin tonё pёrgjigjen me njё “NICE”, sa pёr tё thёnё, se nuk kanё se çfarё tё shohin a thonё. Nёse sistemi i njeriut socialist do tё dinte tё ndёrtonte njё zili pёr t’u parё, atёherё shumё mirё do tё linte tё paprekur çdo gjё nё Tiranёn sa orientale, aq aristokrate, me oborre lulesh dhe do tё ndёrtonte diku tjetёr, me po kёtё sistem qё ka bёrё edhe sot, pra qё Tirana tё hapej me gjerё. Nёse unё shikoj vila tё pabukura, atёherё kjo ka tё bёjё me mendimin e kohёs. Edhe nёse qytetari nuk di ta ruajё imazhin e tij të  parё, qoftё edhe pёr mburrje nё tё tilla shtёpi, tё cilat jam duke i cituar, atёherё ai nuk do tё dijё kurrё tё mёsojё bohemin, as romancёn as edhe atё pak klasike tё pagjetur kurrё më parё. Kur do vijё dita qё qytetarit shqiptar ligji t’i vёrё gjobё se ka ndryshuar ballkonin, se ka prishur fasadёn, se grilёn e ka vёnё ndryshe nga tё tjerёt, se kangjellat e oborrit i ka lyer ndryshe nga fqinjёt? Shpirti i popullit duket qartё nё arkitekturё!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top