Teste

November 19, 2016 | 7:10

Test/ Është e fortë lidhja juaj?

1Të jeni të lumtur në një lidhje dashurie nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Vendet e përbashkëta që na kushtëzojnë janë të panumërta e shpesh në vend që të ndihmojnë në përmirësimin e lidhjes e shkatërrojnë atë. Zakonisht mendojmë se, dashuria nuk ndryshon asnjëherë, që xhelozia është një shenjë e pagabueshme e një ndjenje të sinqertë, që pasioni mjafton që gjithçka të funksionojë në lidhje.

Në të vërtetë, gjërat nuk janë pikërisht kështu. Po ju si ndiheni? Jeni të kushtëzuara apo jeni të sigurta se keni kuptuar sekretin e lumturisë në çift? Për të hequr çdo dyshim dhe për të zbuluar nëse lidhja juaj është e fortë, nuk ju mbetet veçse t’i përgjigjeni sa më sinqerisht të gjitha pyetjeve të testit.

 

1. Cila është arsyeja që rrini bashkë?

a. Pasionet e përbashkëta

b. Liria që i ofroni njëri-tjetrit

c. Aftësia për të qeshur me çdo situatë

d. Koha e kaluar së bashku

 

2. Intimiteti në çift shërben…

a. Për të zbuluar anët e fshehta të partnerit

b. Për të shkarkuar stresin e përditshëm

c. Për të shmangur tradhtitë

d. Për të thelluar marrëdhënien

 

3. Partneri është një:

a. Mik

b. Shok jete

c. Bashkëshort

d. Bashkëpunëtor

 

4. Ai merr një vit shkëputje nga puna. Po ju?

a. Veproni si ai që të rrini bashkë

b. Vijoni rutinën tuaj të përditshme

c. Mundoheni të kuptoni arsyen e kësaj shkëputjeje

d. Asgjë nuk do të ndryshojë në marrëdhënien tuaj

 

5. Ai refuzon intimitetin. Si reagoni?

a. Përpiqeni ta kuptoni dhe prisni një rast më të favorshëm

b. E joshni me të gjitha mjetet që keni në dispozicion

c. I kërkon të bashkëbisedoni për këtë gjë

d. I propozon të kaloni ndryshe mbrëmjen

 

6. Kur detyroheni të bini darkord me të?

a. Në vendimet që i përkasin edukimit të fëmijëve

b. Në zgjedhjet e jetës së përditshme

c. Në lidhje me vlerat që ju ndajnë

d. Të kaloni kohën e lirë bashkë

 

7. Të tradhtosh partnerin është:

a. Hapi i parë drejt ndarjes nga partneri

b. Një moment lirie

c. (Pothuajse) Normale

d. Një provë për t’u kapërcyer

 

8. Keni marrë një shpërblim. Si i shpenzoni lekët?

a. Një darkë me partnerin në një restorant shumë lukzos

b. Vendosni të ndryshoni kuzhinën

c. Prenotoni menjëherë një udhëtim jashtë

d. I blini një dhuratë të shtrenjtë partnerit

 

9. Ju doni të kaloni një natë të qetë me partnerin, por ai do që të dilni me miqtë tuaj…

a. E lini të shkojë vetëm

b. Bëni një sforcim dhe shkoni me të

c. I bëni të qartë se ju dëshironi tjetër gjë dhe jo të dilni me miqtë tuaj të përbashkët

d. E bindni se duhet të rrijë në shtëpi me ju

 

10. Si do të jeni pas 10 vjetësh?

a. Njësoj si tani

b. Më të dashuruar

c. Më të pjekur dhe në harmoni

d. Nuk arrini ta përfytyroni

 

11. Çfarë do të ishit pa partnerin?

a. Një njeri me dëshira për t’u përmbushur

b. Një person për t’u joshur

c. Një lot për t’u fshirë

d. Një barkë për t’u ankoruar

 

12. Projektoni të blini një shtëpi:

a. Angazhimet afatgjata ju trembin

b. Është një fillim i ri për marrëdhënien tuaj

c. Banesa juaj është e qëndrueshme si ju

d. Nuk ka rëndësi ku jetoni, do të jeni të lumtur

 

13. Ç’mendoni për martesat mbi 20 vjet?

a. Kryejnë një akt heroik

b. Mund të ndani dashurinë për një kohë të gjatë

c. Shprehje e një paqeje të madhe

d. Kureshtje ndaj njëri-tjetrit dhe entuziazëm i përtërirë

 

14. Nuk mund të flisni asnjëherë për:

a. Ish-in

b. Familjen

c. Të ardhmen

d. Ndjenjat

 

15. Jeni të dashuruar kur…

a. E dëshironi tjetrin

b. Partneri ju plotëson

c . Ka mirëkuptim reciprok

d. Pranoni defektet e tjetrit

 

Më shumë A

Nuk keni më stimuj

Po kaloni një periudhë jo të mirë, herë-herë me debate. Padyshim që përpiqeni duke u sforcuar ta bëni më stimuluese përditshmërinë, por është njëlloj sikur çdo gjest të ishte i kotë për të arritur qëllimin e dëshiruar: rizgjimin së pasionit. Pyesni veten mbi lidhjen tuaj. Mes jush ka komunikim, por sa herë flisni me partnerin i kujtoni se sa ju mungon lidhja e dikurshme. Përveç këtyre vështirësive, ndjeni se do të mjaftonte fare pak për të rindezur dëshirën dhe për të gjetur stimujt. Kërkoni ndihmën e ekspertëve apo të njerëzve që janë objektivë. Me këndvështrimin e tyre të jashtëm dhe sugjerimet që mund t’ju japin, do të ishte më e lehtë të vlerësonit situatën e re dhe të përmirësonit marrëdhënien, sepse është e nevojshme të rigjeni kreativitetin që e keni humbur gjatë kohës. Jini të hapur ndaj risive dhe argëtimeve… frytet që do të korrni mund të jenë të kënaqshëm.

Më shumë B

Garoni në lidhje

Nuk ka dyshim se ju jeni një çift që i rezistoni kohës. Dini të përballoni provat e jetës dhe të dy së bashku gjeni zgjidhje, gjithnjë në klimë paqeje me një inteligjencë relacionale. Koha është aleati juaj. Dini të nxirrni në pah aftësinë kritike dhe sensin e humorit, aftësi që te çifte të tjera do të bënin të lulëzonte xhelozia dhe tensionet. Lidhja juaj ecën para dhe të tjerët ju admirojnë. Dhe, për më tepër, keni ditur të shmangni çdo problematikë, duke ruajtur personalitetin tuaj. Çfarë të bëni? Marrëdhënia juaj s’ka probleme, ama kini kujdes mos bini në rutinë.

Më shumë C

Ecni përkrah njëri-tjetrit

I keni të gjitha elementët e nevojshëm që ta ktheni kohën në favorin tuaj. Çifti juaj duket se është i fortë dhe jeni në fazën e ndërtimit të një marrëdhënieje të tillë. Nuk lini të ikë asnjë mundësi për të qenë bashkë. Ndani momente të kënaqshme me njëri-tjetrin. Çdo moment së bashku e shijoni plotësisht dhe me entuziazëm. Zbulimi i vetvetes përmes marrëdhënies ju bën të besoni se jeni një çift gjithnjë e më i qëndrueshëm. Vëmendja ndaj partnerit ju lejon të korrigjoni veten dhe të mos cenoni hapësirat e tij dhe anasjelltas. Mos harroni se jeni ende në fazë ndërtimi dhe se ndërtesa juaj nuk ka përfunduar ende. Themelet janë solide, por ka akoma disa brishtësi për t’u eliminuar. Të dhënat tregojnë se do të mjaftonte pak që lidhja juaj të dobësohej e plasaritjej. Pra, nevojitet durim i madh, që të vijoni të kultivoni ndjenjat reciproke.

Më shumë D

Ecni mbi mina

Jeni në udhëkryq: të angazhoheni seriozisht apo t’i plotësoni vetes dëshirën për liri? Për të mos bërë një zgjedhje përfundimtare, rrini në vend, dyzuar mes dy skajeve. Ndoshta nuk arrini të merrni seriozisht asgjë. Cilido të ketë qenë fillimi i historisë suaj, sjellja juaj është e papërgjegjshme. Ju doni që të jetë partneri ai që duhet të mbajë peshën e lidhjes. Duke vepruar kështu, lidhja juaj mund të përfundojë brenda tre vjetësh, periudhë ku marrëdhënia mund të mbahet pa shumë përpjekje nga ana juaj. Çfarë të bëni? Nëse jeni bashkë prej më shumë se 3 vjetësh, ndoshta është momenti për të marrë një vendim: më mirë t’i lini gjërat siç janë dhe të vazhdoni apo të vini gjithçka në diskutim? Mund edhe ta lini marrëdhënien deri sa t’i vijë fundi, pa u angazhuar kurrë seriozisht ose mund t’i bëni të qartë partnerit se keni ndërmend t’i ndani rrugët tuaja. Por, kështu siç jeni, përballë një çarjeje përfundimtare ose një largimi, mund të vuani shumë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top