Mirëqenie

July 4, 2018 | 12:18

Përfitimet që i sjellin shëndetit manaferrat

Nëse edhe juve jeni të fiksuar pas manaferrave, atëherë ky është një lajm i mirë. Ky frut i shijshëm ka vlera mjaft të larta ushqimore. Manaferrat janë të pasura me fosfor, kalium, magnez, kalcium, provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe më së shumti vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat.

Manaferrat mund të konsiderohen një “depo” ushqyese për organizmin.

Antioksidanti i quajtur antocianinë, që i jep ngjyrën karakteristike, parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer.

Ajo që duhet të dini është se me vetëm një filxhan me manaferra, keni dozën e rekomanduar të vitaminës C, e cila, siç e dimë stimulon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitetin metabolik.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top