Studim

July 4, 2018 | 11:16

Studim / Seksi bën mirë për kujtesën

 

Të kesh një aktivitet të gjallë seksual është mirë, pasi sipas një studimi të fundit kjo gjë përmirëson kujtesën kryesisht tek personat mbi 50 vjeç.

Ky studim është kryer nga Universiteti i Wollongong, Australi, i botuar në revistën shkencore ‘Archives of Sexual Behavior’.

Megjithatë, sipas tyre përfitimet ishin të përkohshme dhe zhdukeshin në rast të ndërprerjes së aktivitetit seksual.

Studimi mbajti nën vëzhgim 6016 persona me moshë mbi 50 vjeç (2672 burra, 3344 gra), të cilët plotësuan një test për kujtesën episodike dhe iu përgjigjën disa pyetjeve lidhur me shëndetin, aktivitetin seksual dhe gjendjen emocionale.

Dy vite më vonë atyre iu kërkua sërish që të përsërisnin ushtrimin e memories episodike. Nga rezultatet e analizave doli se, duke marrë parasysh sa shpesh pjesëmarrësit putheshin, prekeshin apo bënin seks me partnerin, rezultoi që aktiviteti seksual, të paktën në afat të shkurtër kishte ndikim pozitiv në kujtesën e tyre.

Sipas studiuesve, ky rezultat arrihet për shkak të rritjes së neuroneve që stimulojnë seksin në hipokampus, pjesë e trurit që i dedikohet kujtesës episodike.

 

Burimi / today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top