Këshilla & Arsye

September 8, 2020 | 8:12

Përfitimet që marrin burrat kur shprehen duke qarë

Gratë qajnë 3 deri në 4 herë më shumë se burrat pa marrë parasysh nga cili vend janë. Fëmijët që në moshën 9 vjeç janë të vetëdijshëm që djemtë nuk duhet të qajnë aq shumë sa vajzat.

Sipas “Bright Side”, kjo tregon se ne e shohim të qarën si një shenjë dobësie dhe presim që fëmijët të mos shprehen duke qarë, sidomos nëse janë djem. Por e qara mund të jetë e dobishme dhe djemtë apo burrat duhet ta dinë që kjo nuk është një gjë e keqe.

Por, nëse ata qajnë, atëherë do të kenë shumë përfitime, si:

  1. Do të jenë në gjendje të përballen me ndjenjat e tyre

Një studim ka treguar se djemtë kanë tendencën t’i shtypin ndjenjat, sepse marrin një përgjigje jo pozitive nga të tjerët. Aftësia për të fshehur ndjenjat dhe emocionet për djemtë dhe burrat do të thotë forcë.

  1. Do të jenë më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë

Nëse nuk i inkurajojmë djemtë për të mos qarë, mund të bëhen më të ndjeshëm ndaj të tjerëve dhe mund të jenë të gatshëm për të ndihmuar. Hulumtimet kanë zbuluar se burrat janë më pak të gatshëm të ndihmojnë burrat e tjerë që qajnë. Nëse mësojnë se e qara nuk është turp apo dobësi, do të jenë të gatshëm t’u vijnë në ndihmë të tjerëve që kanë nevojë në momente të caktuara.

  1. Të qarat mund t’i ndihmojnë të çlirojnë stresin

Nëse u themi djemve ose burrave që të qarët tregon se nuk janë të fortë, atëherë ata do të fshehin emocionet për një kohë të gjatë, duke i shkaktuar vetes stres. Në varësi të situatës, është zbuluar se e qara nga emocionet ul tensionin. Në fakt, duke i forcuar për të mos qarë, ne po u bëjmë presion edhe më të madh.

  1. Do të mësojnë të komunikojnë më mirë

Ndonjëherë është e vështirë të shprehemi me fjalë dhe e qara është një nga mënyrat e shumta që njerëzit komunikojmë me njëri-tjetrin. Lotët na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë ndjen personi tjetër dhe nëse ka apo jo nevojë për mbështetje. Në kohë nevoje, djemtë dhe burrat duhet të jenë në gjendje të portretizojnë emocionin e duhur për të kërkuar ndihmë, edhe nëse nuk mund të gjejnë fjalët e duhura për ta kërkuar atë.

  1. Nuk do të kenë turp nga emocionet e tyre

Meqenëse nuk janë robotë, duhet t’i lejojmë të qajnë pa u ndjerë keq për këtë. Nuk duhet të humbasin mundësinë për të “përqafuar” ndjenjat e tyre. Thënia “djemtë / burrat nuk qajnë” vetëm do t’i irritojë, sepse nuk do të kishin asnjë rrugëdalje për t’u shprehur. Në vend që të qajnë, mund të veprojnë në mënyrë agresive.

  1. Do të ishin njerëz më të mirë

Emocionet janë të rëndësishme, sepse i ndihmojnë njerëzit të rriten. Zbatimi i idesë se djemtë duhet të jenë të fortë në çdo kohë dhe për këtë arsye nuk duhet të qajnë, mund të pengojë rritjen. Ata, me vetëdije, do të detyrojnë veten të fshehin emocionet, në vend që të përpiqen për t’i zgjidhur problemet që kanë. Nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, ata do të fajësojnë veten se janë të dobët, dhe kjo do të ndikonte negativisht në vetëvlerësimin e tyre.

  1. E qara i mëson të jenë njerëz të thjeshtë

Ushqyerja e idesë se duhet të jenë shumë të fortë për të mos qarë, vetëm sepse janë meshkuj, do t’i bënte ata të mendonin se janë superiorë. Ata mund të diskriminojnë djemtë që qajnë ose vajzat në përgjithësi, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe kur të rriten. E qara mund t’u mësojë se është normale të mos jesh perfekt dhe i lumtur gjatë gjithë kohës. Përndryshe, do të rriten duke menduar se nuk duhet të kërkojnë ndihmë edhe kur po vuajnë nga brenda.

 

Burimi / Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top