FB

October 19, 2021 | 9:45

Përfitimet që merr lëkura nëse konsumoni arra çdo ditë…

Konsumimi i vetëm gjysmë filxhani arra në ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të sjellë shumë përfitime për shëndetin tuaj.

Arrat janë të mbushura me vitamina dhe lëndë ushqyese thelbësore, gjë që i jep shkëlqim natyror lëkurës suaj, shkruan “Bright Side”. Ja avantazhet që do të keni nëse hani arra çdo ditë:

  1. Mund të parandalojnë plakjen e parakohshme.

Arrat janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi, siç është ekspozimi në diell. Konsumimi i disa arrave në ditë mund të shmangë rrudhat në fytyrë dhe ta bëjë lëkurën të duket më e freskët dhe e shndritshme. Arrat janë gjithashtu të pasura me vitaminë B, e cila mund të zvogëlojë pigmentimin e lëkurës dhe të ndihmojë trupin të prodhojë qeliza të reja të lëkurës që janë të shëndetshme.

  1. E mbajnë lëkurën të hidratuar.

Arrat ofrojnë yndyrna të shëndetshme omega-3 që ndihmon në balancimin e prodhimit të vajit, largimin e toksinave dhe bllokimin e lagështisë që i duhet lëkurës tuaj për të qëndruar e lëmuar dhe pa rrudha.

  1. Mund të parandalojë puçrrat.

Yndyrnat e shëndetshme në arra ndihmojnë në zbutjen e acarimit të lëkurës dhe madje mund të trajtojnë sëmundje të caktuara të lëkurës, të tilla si dermatiti. Gjithashtu, arrat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, duke e ndihmuar lëkurën të qëndrojë me shkëlqim dhe pa akne.

  1. Mund të zvogëlojë rrathët e errët poshtë syve.

Kur zgjoheni me rrathë të zinj poshtë syve, zakonisht merrni disa kuba akulli për të shpëtuar prej tyre. Arrat kanë vitaminë E, e cila zvogëlon rrathët e zinj postë syve.

  1. I jep shkëlqim lëkurës suaj.

Ajo që hani ndikon në lëkurën tuaj dhe asnjë produkt kozmetik nuk do ta bëjë atë të duket e bukur nëse zorrët tuaja nuk marrin ushqim të shëndetshëm. Arrat nxisin prodhimin e baktereve të shëndetshme, të cilat janë shumë të rëndësishme për tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm. Kjo, nga ana tjetër, do të përmirësojë lëkurën tuaj nga brenda dhe jashtë, duke i dhënë më shumë shkëlqim.

  1. Janë të mira për skalpin e kokës.

Antioksidantët dhe acidet yndyrore të shëndetshme që gjenden në arra mund të ndihmojnë në stimulimin e folikulave të flokëve, duke i bërë ata më të shkëlqyeshëm dhe voluminoz. Ngrënia e arrave gjithashtu mund ta bëjë lëkurën më të shëndetshme, gjë që do të mbajë larg zbokthin dhe ndjesinë e kruajtjes.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top