Ndër ilaçet natyrale më të vjetra dhe më të shfrytëzuara për sëmundje të ndryshme, një çaj i mirë hithre zë plotësisht një vend të madh. Janë gjethet e kësaj bime që përdoren për zierje dhe çajra të nxehtë, me shumë aspekte shëndetësore që duhen ditur.
Por, cilat janë përdorimet e hithrës në nivelin e mjekësisë natyrore dhe për çfarë është vërtet i mirë infuzioni i hithrës? Vitet e fundit bima po rimerr popullaritet falë përdorimit të saj në kuzhinë, nga shumë kuzhinierë të mëdhenj, por edhe si një ilaç bimor po fiton gjithnjë e më shumë sukses, duke i dhënë arsye asaj që gjyshet tashmë e dinin.
Çaji i hithrës është i shkëlqyer për t’u konsumuar në rast të infeksioneve të traktit urinar dhe madje edhe të hiperplazisë beninje të prostatës. Sigurisht që nuk është një ilaç mrekulli, por studimet konfirmojnë efektivitetin e tij në eliminimin e baktereve nga trakti urinar dhe lehtësimin e dhimbjeve të BPH tek meshkujt.
Në rastin e artritit ose osteoartritit, është zbuluar se çaji i hithrës ka rezultuar të jetë një ndihmë e vlefshme për të luftuar inflamacionin dhe për rrjedhojë edhe simptomat e dhimbshme. Por në përgjithësi, polifenolet që përmbahen në bimë kanë rezultuar të vlefshme edhe për të mbajtur të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, falë përfitimeve antioksiduese.
Gjithashtu shumë diabetikëve u sugjerohet, me miratimin e mjekut që përveç terapisë normale, të pinë një çaj hithre për të përmirësuar kontrollin e glicemisë. Në fakt, bima duket se ndikon në nivelet e glukozës në gjak, duke ulur përqendrimin e sheqernave.
Çaji i hithrës mund të blihet, por është e mundur që bima të rritet edhe në shtëpi dhe të ketë gjithmonë gjethe të freskëta. Me këto mund të bëni çajin, duke marrë parasysh dy gota ujë për çdo filxhan me gjethe. Këtë të fundit e vendosim në një tenxhere me ujë dhe e lëmë të vlojë dhe më pas e fikim. Për të çliruar vajrat esenciale, e mbulojmë dhe lëmë për rreth dhjetë minuta, pastaj e filtrojmë dhe e pimë. Nëse nuk na pëlqen shija e hidhur, e aromatizojmë me mjaltë, kanellë ose stevia.
Burimi / https://www.donnad.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.