Mirëqenie

April 14, 2018 | 12:12

Përfitimet që sjell përdorimi i vajit të kokosit…

Një përbërës i veçantë si vaji i kokosit, që gjen përdorim masiv në kozmetikë konsiderohet i mrekullueshëm dhe ideal për lëkurën. Vaji i kokosit ka veti anti-oksidante dhe anti-bakteriale. Ai mund të përdoret për të patur lëkurë dhe flokë të shëndetshme.

Mësoni disa nga përdorimet që mund të ketë vaji i kokosit:

  1. Krem për mbrëmje

Vaji i kokosit zotëron në përbërjen e tij, antioksidantë që mundësojnë lëkurë të lëmuar dhe eliminojnë rrudhat e fytyrës. Aplikoni disa pika para se të shkoni në gjumë dhe të nesërmen do të shkëlqeni me siguri!

  1. Krem për zonën poshtë syve

Në vend të kremit të zakonshëm ,mos ngurroni të përdorni vajin e kokosit për të njëjtin qëllim. Është një alternativë e mirë dhe padyshim më e lirë. Kështu do të eliminoni rrathët e zinj poshtë syve.

  1. Krem anti-plakje

Vaji i kokosit është i mrekullueshëm kur bëhet fjalë për trajtimin e plakjes së parakohshme të lëkurës.

  1. Vaji i kokosit si krem anti-celulit

Askush nuk do një lëkurë me celulit apo të shpenzojë shifra të mëdha për kremrat e trupit, ndaj një alternativë e mirë është përdorimi i vajit të kokosit. Për të dyfishuar efektin, përfshijeni atë në dietën tuaj ditore.

  1. Për tharjen e buzëve

Nëse keni problem të vazhdueshëm me buzët e thata, provoni të aplikoni vaj kokosi.

  1. Terapi anti zbokth

Në rast se keni probleme me zbokthin vendosni disa pika vaj kokosi në shampon tuaj dhe lajeni kokën me të. Ndryshimet do t’i vini re në shumë pak kohë.

  1. Krem për thonjtë

Përdorni vaj kokosi për të ushqyer thonjtë e dëmtuara, si dhe për ti forcuar ato.

  1. Krem pas rrojes

Pasi të depiloheni, për të mos patur një lëkurë të skuqur e me puçrra, aplikoni disa pika vaj kokosi.

  1. Vaj kokosit si trajtim për venat me variçe

Këmbët me vena e variçe mund të jenë një problem i madh për femrat. Sidomos kur duan të veshin fundet apo fustanet e preferuara. Në ndihmë ju vjen vaji i kokosit. Fërkojeni lëkurën në zonën ku keni variçe dhe do të shihni shumë përmirësime.

  1. Makiazh pastrues i syve

Për të hequr tualetin, vajin e kokosit e hidhni tek një pambuk dhe e aplikoni në fytyrë.

  1. Zbardhja e dhëmbëve

Bëni gargarë me një sasi të vogël të vajit të kokosit për 15 minuta. Rezultati do të jetë: dhëmbë të bardhë.

  1. Serum për flokët

Për të bërë një serum natyral të flokëve, ju duhet të përzieni vitaminën E me vaj kokosi.

  1. Hidratues

Aplikoni vajin e kokosit në lëkurën tuaj, për lëkurë të butë dhe që shkëlqen.

Burimi / http://www.gsh.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com