Studim

April 14, 2018 | 12:03

Zotësia në matematikë trashëgohet nga prindërit

Rezultatet e mira në matematikë mund të varen nga nëna ose babai. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Pittsburgh-ut, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën “Developmental Science”.

Protagonistë të studimit ishin 54 fëmijë të etnive të ndryshme nga 5-8 vjeç dhe 51 prindër, nga mosha 30-59 vjeç. Aftësitë e tyre në matematikë u vunë në provë me testin standard Woodcock-Johnson III. Fëmijët plotësuan edhe tri teste të tjera mbi aftësitë e tyre në veprimet matematikore si dhe për të mbajtur mend numrat bazë, ndërkohë që prindërit plotësuan një test mbi lehtësinë në zgjidhjen e problemave.

Besojmë se lidhja mes zotësisë matematikore të prindërve dhe fëmijëve varet nga një kombinim i trashëgimisë me faktorët ambientalë” ka deklaruar grupi i studiuesve.

Në studimet e ardhshme do të analizojmë me detaje nivelin e transmetimit të pjesëve genetike dhe përbërjen e një ambienti familjar, të favorshëm për përparimin e studentëve të matematikës, të cilët janë me rezultate të shkëlqyera.”

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top