FB

June 30, 2022 | 8:10

Përfitimet që vijnë nga pushimet verore…

Nuk është gjithmonë e lehtë të gjeni kohë për të shkuar me pushime. Pothuajse gjysma e punëtorëve amerikanë ka deklaruar se nuk mundet të shkojnë me pushime (mesatarisht 8 ditë) për shkak të ngarkesës në punë. Ndërsa 42% e të intervistuarve kanë deklaruar se nuk mund të marrin pushime verore për shkak të mungesës së kolegëve që mund t’i zëvendësojnë. Por diçka duket se po ndryshon. Një raport i “US Travel Association” sugjeron se punonjësit po fillojnë të fitojnë dhe të konsumojnë më shumë ditë pushime se sa në të kaluarën. Dhe përfitimet janë të dukshme…

Pushimet, përfitimet për trupin

Puna e tepërt mund të shkaktojëprobleme me shëndetin. Kërkuesit kanë studiuar zakonet e punës së mbi 600 mijë personave në Shtetet e Bash[1]kuara, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Australi. Ata kanë zbuluar se personat që punojnë më shumë se 55 orë në javë kanë 33% më shumë mundësi të kalojnë një iktus dhe kanë një rrezik më të madh prej 13% që të kalojnë infarkt, krahasuar me ata që punojnë 35-40 orë në javë. Studiuesit kanë ndjekur një grup prej 749 femrash në Massachusetts për 20 vjet. Kanë zbuluar se ato që shkonin me pushime më pak se një herë në gjashtë vjet kishin mundësi tetë herë më shumë për të pasur probleme kardiake, krahasuar me femrat që shkonin me pushime dy herë në vit.

Planifikimi i një udhëtimi ju bën më të lumtur

Edhe planifikimi i pushimeve mund të përmirësojë humorin tuaj. Planifikimi i një udhëtimi i bën njerëzit më të lumtur, kohë përpara se të nisen. Dhe ndërkohë që jeni me pushime, të stakoni prizën mund t’ju ndihmojë të rifitoni orët e gjumit. Veç kësaj, pas rreth tri ditësh me pushime, përshpejtohet ndjeshëm koha e reagimit.

Pushimet shtojnë produktivitetin

Ekonomistët kanë llogaritur programet më produktive dhe efektive për punëtorët e fabrikave. Ata kanë zbuluar se puna e rëndë më shumë se 48 orë në javë ka tendencën që të rrezikojë produktivitetin. Të kaloni sa më shumë kohë larg tryezës së punës, mund t’ju motivojë të punoni edhe më shumë kur të ktheheni nga pushimet. Një studim ka arritur në përfundimin se të bëni më shumë se dhjetë ditë pushime në vit shton dy herë më shumë mundësitë për të përfituar rritje rroge.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 169

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top