Mirëqenie

June 4, 2018 | 13:06

Përfitimet shëndetësore që sjellin farat e shalqirit

Shalqiri është mjaft i preferuar gjatë ditëve të nxehta. Nuk është vetëm i shijshëm dhe freskues, por është edhe një pastrues shumë i mirë i trupit. Por, kur bie fjala te farat e shalqirit, të gjithë mendojnë t’i hedhin menjëherë poshtë.

Këto fara përmbajnë komponentë shumë të rëndësishëm si yndyrna, proteina dhe shumë minerale. Kanë shumë vitaminë B, foliate dhe mineralet si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër.

Përveç kësaj, ato janë një burim fantastik i kalorive, sepse 100 gram fara shalqi kanë rreth 600 gram kalori.

Farat e shalqirit janë gjithashtu antioksidantë të fuqishëm dhe janë efikasë në trajtimin e hipertensionit, impotencës dhe arteriosklerozës. Këto fara përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në zgjerimin e kapilarëve.

Për të marrë të gjitha përfitimet e farave të shalqirit, duhet t’i gatuani në mënyra të ndryshme. Për të trajtuar diabetin me fara shalqiri, që është sëmundja më e përhapur në këto kohë, duhet t’i përdorini në këtë mënyrë.

Përbërësit:

1 grusht fara shalqiri

2 litra ujë

Përgatitja:

Në një enë hidhni ujin dhe farat dhe vëreni të vlojë për 15 minuta. Përdoreni këtë çaj për 2 ditë rresht, pastaj bëni një ditë pushim. Përsëriteni këtë trajtim për disa javë në po të njëjtën mënyrë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top