Mirëqenie

November 4, 2020 | 12:11

Perimja që ju ndihmon të eliminoni rrathët e zinj poshtë syve

Rrathët e errët janë një problem i vërtetë, ata shpesh mund të lindin për arsye që lidhen me stilin tuaj të jetës, por shpesh janë gjenetikë. Ekzistojnë mënyra dhe produkte të ndryshme për të zgjidhur këtë problem, duke filluar nga korrigjuesit e ndryshëm deri te mjetet mjekësore.

Nëse rrathët e errët janë për shkak të mënyrës së jetesës, padyshim që do të jetë më e lehtë për t’i korrigjuar ata, sepse mjafton që të ndryshoni zakonet tuaja. Në fakt, ju mund të flini më shumë, ose të përdorni një krem specifik për rrathët e errët poshtë syve. Nëse, nga ana tjetër, dëshironi të vendosni një ilaç të përkohshëm, mund të përdorni, korrektorin ose një mbulues të rrathëve të errët.

Ekziston edhe një perime që kur konsumohet ndihmon që lëkura juaj të jetë më e bukur dhe rrezatuese, por jo vetëm. Kjo perime është gjithashtu fantastike kundër rrathëve të errët. Për cilën perime po flasim? Brokoli. Kjo është një perime dimërore dhe ndërsa po hyjmë në sezonin e ftohtë rekomandohet ta konsumoni sipas dëshirës.

Rrathët e errët janë njolla vjollce që krijohen nën sy për arsye të shumta, disa prej të cilave janë shpjeguar më lart. Zona nën sy është një zonë shumë e brishtë e lëkurës, sepse është shumë e hollë dhe kapilarët e pranishëm i nënshtrohen lehtë thyerjes. Brokoli është i shkëlqyeshëm sepse përmban vitaminë K, e cila forcon kapilarët. Pra, nuk ka më rrathë të errët me këtë perime të stinës, e cila mund të gatuhet në shumë mënyra të ndryshme.

Brokoli në kuzhinë

Brokoli në kuzhinë mund të gatuhet ashtu siç dëshironi. Makaronat me brokoli janë të shijshme, apo edhe brokoli i skuqur në tigan me pak vaj. Gjithashtu nëse dëshironi një pjatë pak më të lehtë, brokolin mund ta konsumoni të zier. Ai sjell mjaft përfitime për shëndetin, pransaj nuk duhet të mungojë asnjëherë në dietën tuaj, veçanërisht në dimër, pasi është një perime e sezonit të ftohtë.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top