Në fokus

January 14, 2021 | 8:16

Përkulem por nuk thyhem: sa ndihmon qëndrueshmëria në përballje me jetën

Kështu kuptova se asnjë përplasje nuk mund të më thyejë dhe fillova të shkëlqej përsëri, siç nuk kisha bërë kurrë më parë.

Në jetë më mësuan të jem e mirë, e drejtë dhe e sjellshme, të respektoj të tjerët dhe ta bëj mirësinë një mënyrë reale të jetës. Më mësuan t’i lidhja këpucët vetë, t’i mbaj flokët gjithnjë në rregull dhe të vishem mirë, sepse zakoni e bën murgun.

Më thanë se nëse do të isha perfekte, bota përreth meje do të ishte gjithashtu perfekte. E besova por jo ta uroja. Askush nuk më tha se jeta nuk jep zbritje dhe se dhuratat më të bukura dhe të papritura vijnë vetëm pas momenteve më të këqija. Askush nuk më mësoi të mos thyhesha pas përplasjes së parë, kështu që ja, kur flluska e qelqit në të cilën jetova bëri çarjen e parë, u shkatërrova plotësisht.

1

Pavarësisht se isha aty duke pritur që diçka të ndryshonte, që të gjitha ato zhgënjime dhe trauma të së kaluarës dhe të tashmes të pushonin së ekzistuari në fjalën e parë magjike të thënë, i vetmi që ndryshoi isha unë. Nuk isha më vajza e vogël e përsosur që isha dikur, madje nuk isha një grua e fortë dhe e guximshme. Nuk isha asgjë.

Askush nuk më kishte thënë që njerëzit mund të ishin të pamëshirshëm, që veprojnë vetëm nga ligësia dhe egoizmi, që krijojnë plane dhe strategji të vërteta për përfitimet e tyre personale dhe më pas të të flakin si çdo mbeturinë vetëm sepse nuk kishin më nevojë për ty. Dhe të gjitha ato përralla, ato histori që ata më treguan fëmijë, në të cilën projektova të ardhmen time, ishin kthyer në makthin më të keq, nga i cili nuk mund të dilja më.

Isha lodhur nga vuajtjet, nga të jetuarit, deri në atë pikë sa të kisha menduar se nuk isha krijuar për këtë botë, shumë e brishtë dhe e ndjeshme për të mbajtur peshën e egoizmit dhe cinizmit. Dhe sa doja të isha si ata, si ata njerëz që shkatërruan flluskën e qelqit në të cilën unë jetoja.

Pra, ashtu si ato princeshat që i doja kur isha vetëm një vajzë e vogël, ndërtova kështjellën time, me mure të larta dhe dyer të trasha për të më mbrojtur nga gjithçka rreth meje. Për të më mbrojtur nga bota dhe nga ata njerëz që më kishin tradhtuar dhe lënduar pa mëshirë.

Por, sa më shumë zgjaste qëndrimi im në atë fortesë, aq më shumë ndjeja se po vdisja dhe se nuk kisha më asnjë arsye për të vazhduar të ngrihesha çdo ditë. Pastaj, e lodhur nga gjithë ajo errësirë, një ditë që duhej të ishte e njëjtë me të gjithë vendosa të ndryshoj jetën time: zbrita në fushë dhe ndërsa ecja, kuptova se plagët e mia po shkëlqenin.

Dhe pastaj kuptova se asgjë nuk mund të prishet përgjithmonë dhe madje edhe nga çarjet më të thella mund të lindë diçka e pashpjegueshme e mrekullueshme. Se shërimi i plagëve nuk ishte puna e një formule magjike, por ishte përgjegjësia vetëm e imja të isha përsëri e lumtur.

Zgjodha të mos hiqja dorë nga vetja, të mos bëhesha si ata, por të forcohesha çdo ditë e më shumë. Fjalën elastike e bëra timen, atë që tregon aftësinë e një materiali për të pritur një goditje pa u thyer. Kështu që e lashë kështjellën time dhe qoshet e errëta të saj për të dalë në botë. U ktheva në ar dhe fillova të shkëlqej, me dijeninë se asgjë dhe askush nuk mund të më errësojë më.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top