FB

December 12, 2022 | 8:55

Personaliteti, historiku, faktorët, etapat e zhvillimit dhe ndikimi i tyre në jetën shoqërore

 

Mbi personalitetin dhe problemet e themelore të psikologjisë, kuptimi roli dhe rëndësia për datojnë qysh nga lashtësia, e që vazhdojnë deri në ditët e sotme. Me termin personalitet, në lashtësi kuptohej një maskë që vinin aktorët në skenë që të mos njiheshin dhe me këtë emërtim filluan të cilësoheshin aktorët e skenës. Ndërsa me kalimin e kohës, kuptohej se njerëzit e ndryshëm,në ambiente të ndryshme, kryenin funksione dhe punë të ndryshme.

000

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

Në këto rrethana as njerëzit nuk ishin të njëjtë. Ashtu siç nuk ishin as rolet, as punët që bënin. Përgjithësisht, kuptimi mbi personalitetin jepet në aspektin psikologjik dhe në atë sociologjik. Në aspektin psikologjik, personaliteti e trajton atë si njeri me vetëdije, një njeri konkret e normal që formohet në kushte dhe rrethana të caktuara. Të gjitha këto janë nën ndikimin e shumë faktorëve që zënë vend në shoqëri. Kurse në aspektin sociologjik Me personalitet kuptojmë me një njeri të shquar që jep kontributin e tij në fusha të ndryshme dhe të caktuara të veprimtarisë njerëzore si p.sh: Shkencë, Art, Kulturë, Sport, Politikë, Ushtri.

Përkufizime të shumëllojshme, janë dhënë mbi personalitetin. Mirëpo një përkufizim, ku të gjithë psikologët janë pro tij, është ky:

Personaliteti është tërësi e organizuar e tipareve, inteligjencës, karakterit, të konstruktit trupor, dhe temperamentit, e cila ka karakteristika relativisht të qëndrueshme. Ku formohet gjatë veprimtarisë së ndërsjellë të njeriut dhe mjedisit ku jeton.

Po ashtu, shumica e studiuesve e pranojnë se kuptimi mbi personalitetin si një organizëm i cilësive të njeriut, por jo si një organizëm të çfarëdo cilësie që mund të ketë një person. As me shumën e e cilësive të thjeshta të një individi, por me ato më të veçanta që një person mund të posedojë. Së fundmi, mund të thuhet që: Personaliteti nuk është i lindur dhe i trashëguar. Cilësitë që e përbëjnë atë formohen gjatë gjithë jetës. Vlen të përmendët që trashëgimia është parakusht për formimin e njeriut dhe personalitetin e tij. Përkufizimet e ndryshme që u dhanë mbi personalitetin na vënë në dukje shumë elemente esenciale për kuptimin dhe konceptin e personalitetit. Dukuritë dhe cilësitë e ndryshme, tregojnë qartazi edhe disa karakteristika, që do ti përmendim më poshtë:

f-2

Integriteti – kur flasim për këtë fushë, kemi parasysh të gjitha proceset e veçanta praktike. Por edhe individin si tërësi. Sjelljet e njeriut nuk janë një grup aktivitetesh të ndryshme. Por integriteti përfshin një tërësi, një unitetet të integruar në formë të një sistemi.

Duke u mbështetur në sjelljet e njerëzve, vërejmë se secili tregon karakteristika (secili për vete). Çdo njeri,është individ për vete. Që mjafton për të folur, për një personalitet të posaqëm. Gjë që ndryshon prej individëve të tjerëve.

Prej një uniteti të integruar, rrjedhë edhe cilësia e tretë që është Qëndrueshmëria Relative në sjellje. Kjo qëndrueshmëri manifestohet në sjellje të ngjashme por në situata të ngjashme. Ai (njeriu), që është i vrullshëm, i ndershëm, ambicioz, i shprehë të gjitha cilësitë në një numër të madh sjellesh. Edhe kjo pandryshueshmëri është relative. Individi, nuk i shfaqë këto cilësi në çdo situatë. E gjithë kjo varet nga situata, vlerësimi, përvoja, e mëparshme. Vlen të përmendet që, qëndrueshmëria e sjellës është e tillë, sa që për çdo indivd të mund të fllitet për një person me cilësi të caktuara dhe që mund të parashikohet sjellja e tij.

Veçantia e e personalitetit që lidhet me unitetin e tiparve karakteristike dhe ndërlidhjeve të tyre, në bazë të të cilave një individ ndryshon nga një tjetër.

f-1

Psikologët – mendimet e tyre mbi personalitetin

JOHN WATSON – themelues i Shkollës Strukturaliste dhe i laboratorit të parë për hulumtime shkencore. Poashtu, ka dhënë edhe mendimet e tij mbi personalitetin. Ndër të tjerash, ai dha këtë mendim: Personaliteti është produkt i sistemeve tona të zakoneve.

WAREN – sqaron kështu për personalitetin: Është një organizim i integruar i të gjitha funskioneve dhe veçantësive, të funskioneve të njohjes, të ndjenjave, të sjelljes, të dhënave fizike. Të gjitha këto i dallojnë një individ nga një tjetër.

ALLPORT – jep këtë mendim për personalitetin: Personaliteti është model i kaegorizimit të marrëdhënieve, organizim dinamik, individual i sistemeve psikofizike, që përcaktojnë përshtatjen e tij unike ndaj mjedisit të tij.

CATELL tregon mendimet e tij kështu: Personaliteti është ajo që na lejontë parashikojmë se çfarë do të bëjë një individ në një situatë të dhënë.

PIERORN – Personaliteti është tërësi e integruar e njeriut, me të gjitha karakteristikat e përhershme, diferenciale të tij, të intelegjencës, të karakterit, të temperamentit, të konstitucionit, dhe e të gjitha mënyrave të posaçme të sjelljes.

VEXLIARD thotë kështu: Personaliteti është një strukturë dinamike integrative dhe integrante, që siguron një unitet relativ dhe vazhdimësi në kohë të tërësisë së sistemeve që përgjigjen për veçoritë specifike të një individi. Të gjitha këto tregojnë mënyrën e të menduarit, të ndjerit, të veprimit, të reagimit në situata konkrete.

AJZENK – Personaliteti përkufizohet si një organizim i fortë dhe i qëndrueshëm i karakterit, i temperamentit, i intelektit, dhe konstruktit fizik të një individi i cili përcakton nivelin dhe mënyrën e adaptimit të tij në rrethin ku jeton.

Faktorët që ndikojnë në formimin e personalitetit të njeriut

Si të gjitha funksionet dhe proceset psikike, edhe personaliteti ka rolin, rëndësinë dhe bazën e biologjike. Kjo ndodhë për shkak që çdo njeri lind me karakteristika të ndryshme dhe të caktuara. Edhe pse të gjitha proceset biologjike në zhvillimin e personalitetit, janë bazament i nevojshëm për zhvillimin e mëtejme për krijimin e personalitetit të njeriut. Një rol të rëndësishëm dhe shumë vendimtar luajnë faktorët social dhe ekonomik. Në krijimin e personalitetit të njeriut, luajnë një rol të rëndësishëm i faktorëve si psh: Ambienti dhe kushtet familjar ( në të cilën rriten fëmijët), Institucionet arsimore, Mësimdhënësit, Të njohurit, Moshatarët, Shoqëria në të cilën personi është anëtar, dhe roli që ka në këto veprime, literatura, Filmat, Marrëdhëniet bashkëshortore, Profesioni dhe shumë të tjerë. Vlen të përmendet që kushtet socio-ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm mbi procesin mësimor të fëmijëve. Po ashtu, në kuadër të këtyre kushteve, fëmija zhvillohet në rrethin social dhe mëson individualisht. Të gjitha këto ndryshimet individuale vërehet më së miri tek fëmijët që lindin dhe rriten në një familje të vetme. Të gjitha rrethanat e caktuara në të cilat rritet fëmija, paraqesin një faktor tjetër të rëndësishëm, e gjithë kjo mund të ndikojë në zhvillimin e tij.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top