Efektet e pornografisë tek përdoruesit janë hulumtuar gjerësisht, por rezultatet janë të diskutueshme. Ka të paktën pesë marrëdhënie të mundshme ndërmjet përdorimit të pornografisë dhe abuzimit seksual të fëmijëve:
- Përdorimi i pornografisë është një shprehje e interesave ekzistuese seksuale. Një individ që abuzon seksualisht me fëmijët kërkon pornografinë e fëmijëve si pjesë e modelit të tij të kënaqësisë seksuale.
- Pornografia përdoret për të nxitur individin. Pornografia përdoret në afat të shkurtër për të stimuluar seksualisht kryerësin.
- Pornografia ka efekt gërryes. Një individ që bëhet gjithnjë e më i interesuar në pornografinë e fëmijëve, është i tërhequr nga imazhet dhe bëhet i pandjeshëm ndaj përvojës së viktimave të dëmtuara. Përdorimi i pornografisë në afat të gjatë mund të rrisë gjithashtu rrezikun që personi do të abuzojë seksualisht me një fëmijë.
- Pornografia ka një efekt katartiak. Shikimi i pornografisë së fëmijëve është shenja e vetme për tërheqjen seksuale të individit ndaj fëmijëve. Përdorimi i pornografisë mund të zëvendësojë ose madje të ndihmojë individin të rezistojë.
- Pornografia është një nënprodukt i pedofilisë. Pornografia krijohet në procesin e kryerjes së abuzimit seksual ose përdoret për të formuar viktimat e mundshme dhe për t’i përgatitur ato për abuzim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.