FB

February 19, 2024 | 6:10

Posta / Babai im u largua nga unë dhe mamaja ime kur isha fëmijë, tani ai dëshiron të më shohë

 

Babai im më braktisi kur unë isha shtatë vjeç, menjëherë pasi u divorcua nga mamaja ime 25 vjet më pare. Para nja dy vitesh ai kontaktoi duke kërkuar që të takoheshin. Unë refuzova edhe pse ai u përpoq disa herë të tjera, përsëri nuk u përgjigja. Unë tani jam 32 vjeç.

Në fillim kur i thashë mamasë sime se kishte qenë në kontakt, ajo tha se varet nga unë nëse doja ta shihja, por më pas ajo ndryshoi mendje. Më dukej sikur ajo do të preferonte që unë të mos e bëja. Ajo më pyeti nëse ai ishte përpjekur të më kontaktonte përsëri.

E di që nuk duhet ta mbajë mëri, por duket sikur ajo nuk mund të heqë dorë nga ajo që ndodhi edhe pse është e martuar me njerkun tim dhe ka një martesë të lumtur. Thjesht nuk e di se si të veprojë, por jam një grua e rritur dhe tani më duket se jeta është shumë e shkurtër.

Vëllai im është 34 vjeç dhe ai nuk dëshiron ta dijë, por mbaj mend që unë dhe babai im ishim shumë të lidhur dhe mendoj se do të doja t’i jepja një shans dhe ta njihja përsëri.

 

Psikologia:

Mamaja juaj ka arsyet e saj që nuk dëshiron që ju të krijoni kontakte, por ju keni një copëz të babait në jetën dhe trupin tuaj dhe ndërsa kontakti i tij ju ka shqetësuar, është e natyrshme që ju të jeni kurioz për të. Nëse dëshironi ta takoni, duhet të jetë vendimi dhe dëshira juaj e vërtetë. Tregojini familjes suaj se nuk jeni më e vogël, por dëshironi të jeni të lirë të bëni vetë zgjedhjet tuaja qofshin ato dhe të gabuara ose jo, jeta na ka treguar se të gjithë e meritojnë një shanc të dytë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top