Posta

January 12, 2018 | 9:51

POSTA nga Adelina Pjetra: Fëmijët xhelozë, modelojnë sjelljet e prindërve të tyre!

Foto ilustruese

Përshëndetje. Ju falënderoj  për kohën që i kushton problemit tim! Kam një fëmijë tre vjeç, vajzë. Sapo i ka mbushur. Është shumë e dashur, por nuk di pse bebat i duken sikur do i marrin gjithçka. Bëhet shumë xheloze. Në përgjithësi flet jo shkëlqyeshëm, por mirë. Është mjaft e afrueshme me fëmijët që janë në moshë me të. Luan madje dhe me ato më të mëdhenjtë, por të vegjlit jo. Nuk e di, ndonjëherë më nervozon kjo gjë. Faleminderit për kohën e kushtuar.

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Pyetje interesante, por nuk shikoj një problem real këtu. Vajza është 3 vjeç dhe është xheloze. Patjetër që fëmijët në këtë moshë shfaqin xhelozi. Mendon që fëmijët më të vegjël se ajo i marrin gjithçka? Mund të ketë të drejtë. Fëmijët nën 2-3 vjeç e eksplorojnë botën, duke prekur dhe futur në gojë gjithçka. Me çfarë keni përshkruar duket sikur problemi real jeni ju. Pasi e gjitha kjo ju nervozon. Çfarë ju nervozon dhe pse? Si mund ta ndryshojmë këtë?

Kemi thënë shumë herë se fëmijët modelojnë sjelljet e prindërve të tyre. Pra në të tilla raste, mbani qetësinë dhe performojeni ju e para sjelljen që do dëshironit që vajza juaj të ketë me fëmijët më të vegjël se mosha saj, (d.m.th ju kujdesuni, flitini, përkëdheleni para një fëmijë të vogël) më pas ftojeni vajzën tuaj ta bëjë me ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top