Posta

August 1, 2018 | 10:50

POSTA nga Adelina Pjetra / Më duket sikur do vdes…nuk di ç’të bëj. Ndihmë!

Të lutem ndihmë urgjente.

Ka një kohë prej dy muaj që nuk jam mirë më zihet fryma kam rrahje të shpejta të zemrës dhe ndonjëherë më duket sikur do të vdes. Jam në hall, nuk di ku të shkoj. Analizat me dalin mirë çfarë të bëj ju lutem një përgjigje. Ju uroj gjithë të mirat për ju.

Nga Adelina Pjetra specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Nga Adelina Pjetra
specialiste e liçensuar në BWRT -Therapy EMDR -Therapy

Përgjigje:

Faleminderit që më jeni drejtuar për këtë problem që ju po kaloni. Nga ajo çfarë ju më keni shkruar duket sikur ju keni probleme me çrregullimet e ankthit, të cilat për tu specifikuar se në cilën kategori apo ndarje të ankthit jeni, duhen më tepër detaje dhe për këtë do ju sugjeroja të bënit një konsultë dhe një vlerësim psikologjik.

Më poshtë do mundohem t’ju sqaroj diçka mbi ankthin , që ju të krijoni një ide për gjendjen tuaj dhe çfarë po ndodh me ju.

Ankthi është një emocion i fuqishëm, që e përjeton çdo njeri që nga momenti që lind, ky emocion i shërben individit si një mekanizëm mbrojtës dhe është i vlefshëm në rastet e një rreziku. Në rastet kur ky emocion rritet më tepër se ç’duhet dhe nuk arrihet të menaxhohet dot, fillon të përbëjë një problem për individin. Me ankthin mund të jenë të lidhura edhe çrregullime të ndryshme si:depresioni, ataku i panikut, çrregullimet fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, çrregullimi obsesiv – kompulsiv, çrregullimi post –traumatik nga stresi etj.

Ankthi në vetvete nuk është një sëmundje, por është simptomë e një shqetësimi, shpesh e një shqetësimi të thellë dhe të panjohur nga personi ankthioz. Në rastet kur krizat e ankthit janë shumë intensive, të tipit të një terrori i cili zgjat për disa minuta (10 – 30 min), gjatë të cilave personi ndjen shtrëngim në kraharor, rrahje të forta të zemrës, djersitje, marrje fryme, dridhje, mungesë oksigjeni, marrje mendsh, ndjesinë se po i bie të fikët, ndjesinë e mpirjes dhe të “mizave” në krahë, frikën se po humbet kontrollin, frikë se po çmendet, prania e këtyre simptomave njihen si çrregullimi i atakut të panikut. Këto kriza janë të paparashikueshme dhe mund të ndodhin edhe pa ndonjë shkak apo ngacmim të momentit. 

Ataku i parë e bën çdo person t’i drejtohet mjekut me urgjence, ndërsa nga frika e krizave të tjera që mund të ndodhin e bëjnë më të kufizuar aq sa nuk dëshiron të dalë më nga shtëpia vetëm. Nëpërmjet terapisë  BWRT, CBT, Emdr  dhe terapive të tjera të njohura mund të arrini një trajtim shumë të mirë dhe të superoni gjendjen tuaj. 

Sugjerimi im për ju zonjë është: të kontaktoni një psikolog/terapist dhe të zhvilloni një konsultë. Mund të kuptoni edhe më tepër për veten dhe për shqetësimin tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top