FB

August 8, 2022 | 8:30

Posta nga Denada TOÇE / Është e drejtë të varesh nga gjykimi i të tjerëve?

Përshëndetje! Unë do të doja të zbuloja një problem të vogël timin: Shpesh i kushtoj vëmendje gjykimit të të tjerëve në lidhje me atë që bëj, si flas, si sillem me njerëzit, kështu që shoh se besimi që kam tek vetja shpesh varet nga gjykimi dhe miratimi i të tjerëve. A është e drejtë një gjë e tillë apo duhet të qëndroj vetëm? Do të doja këshillën tuaj, faleminderit!

Nga Denada TOÇE, psikologe këshillimi

Përshëndetje e dashur lexuese!

Vetja jonë është e pandashme nga tjetri, pasi ne jemi qenie sociale. Ne funksionojmë duke bashkëvepruar, imituar (fillimisht prindërit tanë) dhe krahasuar me tjetrin. Kështu, ne masim ose legjitimojmë arritjet tona, pasi nëse nuk do të ishte tjetri, si do të mund të kuptonim se ku dhe si kemi arritur të zhvillohemi? Në raport me çfarë? Por, ka një “rrezik” nëse ne ia atribuojmë VETËM tjetrit atë që ne jemi, ekzistencën tonë. Tjetri është i rëndësishëm deri në momentin që nuk e përjashtojmë atë prej vetes tonë. Tjetri është një pasqyrim i të ndryshmes, I spektrit të koloreve që duhet për të bërë të gjithë ylberin e shoqërisë. Pa ngjyrën blu, nuk bëhet ylberi dhe pa të kuqen apo të tjerat.

young-man-comforts-sad-female-partner

Duhet të jenë të gjitha bashkë që të funksionojë. Kështu, secila mbështet tek tjetra por pa qenë ngjyra tjetër në vetvete. Pra e kuqja nuk do duhet të jetë blu, por të mbajë ngjyrën që i takon për të bërë pjesë në bashkëjetesën e spektrit. Kështu, ju jeni pjesë e spektrit social, dhe vlera më e madhe është që ju të jeni ajo që jeni, vetja juaj, me të gjitha vlerat që keni. Ndoshta disa tipare, karakteristika dhe gjëra të tjera te vetja ju I gjykoni se nuk kanë vlerën që mendonit se DUHET të kishin. Ndoshta ju duket sikur vlerësimi i tjetrit e përcakton se çfarë vlere DUHET të keni ju. Por mendojeni kështu: ju keni përcaktuesi më i ndershëm i vlerave tuaja. Ju mund të dështoni dhe të jetoni paralelisht me tjetrin, por më pas do të duhet të përqafoni unicitetin dhe larminë e vlerave personale që ju mbarsi, duke patur një filozofi me veten: JU JENI UNIKE! JU ISHIT ATY PËRPARA SE T’JU VLERËSONTE TJETRI! Kështu, çfarëdolloj vlerësimi të merrni prej tjetrit, mos harroni që ju ishit shumë më përpara sesa sytë e tjetrit. Përpara se të veproni mbi atë që DUHET, kujtoni të veproni mbi atë që DONI. Edhe letra juaj pranë kësaj redaksie, më në fund shprehu atë që ju DONI të bëni. Suksese! Kam besim se ju do t’ia dilni mbanë!

 

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 172

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top