Posta

March 19, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Dua të bashkëjetoj!

E dashur psikologe! Kam disa kohë që mendoj të bashkëjetoj me të dashurin. Prindërit janë në dijeni të lidhjes sime, por shpeshherë më flasin e më bëjnë moral nga frika se mos ndahem më pas. Kohët e fundit u kam kërkuar të më lejojnë të bashkëjetoj, por kam marrë përgjigje negative. Ata më thonë se jam ende e re për të bërë “jetën e një gruaje”. Ndjej se nuk kam më forcë të negocioj me ta. Ju lutem më ndihmoni, si duhet të veproj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Nuk është e lehtë të shkëputesh nga familja biologjike dhe nuk është e lehtë të bashkëjetosh. Mendoni qetësisht ndryshimet. Ju largoheni nga shtëpia dhe kjo do të thotë të ndërpresësh një marrëdhënie të përditshme, të drejtpërdrejtë prind-fëmijë.

Prindërit shqiptarë, që shpesh jetojnë PËR fëmijët dhe jo ME fëmijët, nuk e pranojnë pavarësinë që duan fëmijët. Komunikimi prind-fëmijë varet shumë nga elementi autoritet që kanë prindërit; por edhe fëmijët kur rriten duhet të fillojnë të ndërmarrin rolin e modifikuesit të  shumë prej marrëdhënieve që i gjykojnë të papërshtatshme.

PRANDAJ: Jini e drejtpërdrejtë me prindërit për t’i treguar me takt për ëndrrat, dëshirat, synimet tuaja në jetë. Merrni një vendim të përbashkët, që edhe ata të ndihen mirë e të sigurt. Kërkojuni që t’ju dëgjojnë, me synimin se e vlerësoni shumë mendimin dhe shqetësimin që ata kanë për ju. Ndërtoni ura komunikimi, të cilat do t’i keni aty edhe mbasi të ndërmerrni vendime si bashkëjetesa, martesa apo edhe të tjera të ngjashme, me rëndësinë që meritojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top