Posta

February 27, 2018 | 8:00

POSTA nga Denata Toçe / Kam fëmijë të praptë, nuk po ia dal dot!

 

binjakPërshëndetje. Kam dy djem që mund të them me plot gojën, janë shumë mistrecë, vetëm grinden bashkë. Të them të drejtën vetëm gjumi i darkës i mban. Në shtëpinë time nuk guxon të vijë njeri që ka fëmijë, se djemtë e mi u bërtasin, u ngrenë dorën dhe i godasin. Nuk dinë as të luajnë. Dy vëllezër janë shumë të shkathët, por mund të them dhe hiperaktivë, sepse nuk e dinë çfarë është pushimi, të rrinë 5 minuta ulur. Nuk ndodh asnjëherë kur janë sëmurë. Ju lutem, më ndihmoni çfarë të bëj.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje i dashur lexues i revistës, Shumë prej nënave që kanë fëmijë të të njëjtit seks dhe afër me njëri-tjetrin, ankohen për marrëdhënie jo fort të mirë që kanë së bashku. Pa dyshim që mes vëllezërisht ka dashuri, por konkurrenca për t’ia dalë në pushtet ndaj afeksionit, vëmendjes, përfitimit të tjetrit, sidomos të prindërve është e madhe.

Sjelljet tek fëmijët në raportet midis tyre, ndërtohen dhe në saj të një kujdesi të veçantë prindëror, përveç temperamentit që fëmijët kanë. Prindërit do të duhet t’i kushtojnë një vëmendje shumë të veçantë sjelljeve pozitive të fëmijëve në marrëdhënien e tyre.

Kulturalisht ne jemi të prirur të vëmë në pah atë që nuk shkon: “shiko si i gjuajte vëllait”, “ti e ke fajin që ai po qan tani!”, “shiko se sa i kujdesshëm është vëllai yt me lodrat”, etj. Pra, duket sikur prindi e inkurajon këtë konkurrencë, duke e krahasuar fëmijën, por dhe duke i ngarkuar përgjegjësi për emocionet e tjetrit. Është shumë e rëndësishme që të jemi të drejtë më fëmijët.

Të kuptojmë fillimisht se ata janë unikisht të ndryshëm. T’i trajtojmë si të këtillë, dhe t’i ofrojmë vëmendje të shëndetshme, ndaj veprimeve pozitive. Kështu do të ulet ankthi, besimi se prindërit presin më të mirën për fëmijën, gati si një model i paarritshëm, se ashtu është: fëmijët nuk mund t’i ngjasojnë njëri-tjetrit.

Kështu, fëmijët humbasin boshtin, ekuilibrin, dhe sjellja gjithnjë e më tepër bëhet frustruese dhe marrin terren sjelljet problem, të shpërblyera nga po e njëjta vëmendje, por për sjelljet e gabuara. Rëndësi ka që fëmija e merr vëmendjen.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com