Posta

February 26, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Kam frikë të udhëtoj!

Shpresoj të më ndihmoni për shqetësimin që kam. Kur u martova mu shfaq si ndjenjë mosbesimi udhëtimi me traget. Isha për muaj mjalti me bashkëshortin tim në Greqi. Mendova, në rregull, hera e parë dhe do t’ia hedh. Por duket se nuk më kaloi. Kur u ktheva në qytetin tim, udhëtimi me makinë mu kthye në ankth. Nuk di por që prej pesë vitesh kjo gjendje më është bërë shqetësuese, aq sa edhe kur marr barna të posaçme, nuk më kalon. I.R

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Frikërat nga udhëtimet apo nga situata të tjera, mund ta kthejnë të përditshmen tonë mjaft të vështirë për të vazhduar përpara. Sigurisht, ju nuk jeni vetëm në këtë situatë, shumë të tjerë si ju kanë frikëra nga më të ndryshmet të cilat pengojnë funksionimin normal të individit, si frika nga turmat, frika nga vdekja, frika nga vendet e mbyllura etj.

Të gjitha këto marrin një emër të caktuar dhe janë pjesë të së njëjtit grup, grupit të fobive. Është e vështirë të përcaktoj nëse kemi të bëjmë me një fobi, intensiteti i së cilës mund të jetë penguese për ju në vazhdimin e jetës normalisht, nëse nuk kam më shumë informacion mbi ju, por me shpjegimin tuaj të qartë duket si e këtillë.

Patjetër që barnat ndihmojnë në reduktimin e shqetësimeve fizike, por mendimet tuaja rreth frikës janë aty, ndaj në këto raste vlen që të përballeni me frikërat tuaja, pra me mendimet tuaja. Ky “ushtrim” mund të aplikohet duke u atashuar pranë një profesionisti i cili do ju ndihmojë të orientoni drejt mendimet tuaja rreth frikës.

Ju kujtoj se jeni ju sërish që do të përballeni me këtë sfidë dhe jam e sigurt se do t’ia dilni mbanë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top