Posta

November 18, 2020 | 8:45

Posta nga Denata Toçe / Më rri mendja te frigoriferi!

Përshëndetje. Jam një vajzë 16 vjeçe, e cila lexon rregullisht çdo temë që hapet në faqen tuaj. Çdo ditë, pra në sezonin e festave, unë shëndoshem, dhe këto festa ndryshe nga të tjerat i pres me ankth nga kjo frikë, pasi në verë jam dobësuar dhe më është ngulitur në tru se mos shëndoshem prapë. Ju lutem më ndihmoni si të mos e mbaj mendjen aty sepse jam përqendruar aq shumë në këtë fakt saqë po harroj edhe rutinën time.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Ushqimi është nevojë bazë, shumë e rëndësishme. Duke qenë se është e lidhur ngushtë me shijen, pamjen dhe ndjesinë e përmbushjes së nevojës bazë, kënaqësia që përjetojmë ndërsa konsumojmë ushqimin, është e madhe. Është thelbësore të bëni paqe me këtë nevojë të domosdoshme, se ushqimi është i rëndësishëm dhe që ju jep kënaqësi.

Me këtë dua t’ju them se privimi i ushqimit nuk është zgjidhja për të qëndruar në formë, sepse edhe sikur të jeni e kënaqur me trupin tuaj, psikologjikisht do të jeni në ankth, pra të pakënaqur. Kështu që, është e udhës që të ndërmerrni një rutinë që përfundon me konsumimin e ushqimit. Për këtë, ka dietologë, të cilët mund t’ju japin një ekuilibër shumë të mirë, madje duke konsumuar edhe gjëra të ëmbla, ose brumëra, nëse këto janë shqetësimi.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top