FB

June 11, 2021 | 8:25

Posta nga Denata Toçe / Më vret gjykimi i të tjerëve

Doja të kërkoja një mendim nga ju. Jam një vajzë e re dhe partnerin e kam 15 vite më të madh. Në vendbanimin tim ajo që më shqetëson është gjykimi i të tjerëve për diferencën në moshë që kemi. Më tregojnë me gisht dhe më thonë se është turp, po i ul vlerat vetes. Nuk di si të veproj?

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Denata Toçe, Psikologe Këshillimi

Mbi të gjitha ajo që është e rëndësishme është se si ndjeheni ju në raport me marrëdhënien tuaj. Do të duhet parë me kujdes se çfarë partneriteti keni. Nëse personi pranë jush është 15 vjet më i madh, nuk është diferencë që do të ndikonte në marrëdhënie, me vullnetin e të dy palëve, nëse mosha juaj nuk është e mitur, ose menjëherë pas kufirit të moshës së mitur pasi ka një logjikë në diferencën në moshë ku të dy palët kanë moshën dhe përvojën e përshtatshme.

Por, kur marrëdhënia është e ndërtuar jo proporcionalisht me moshën e sigurisë emocionale, fizike, psikologjike dhe ekonomike atëherë këtu do ta shikoja më mirë marrëdhënien që keni. Shumë e rëndësishme të bëni këtë analizë me veten tuaj, përpara se të kuptoni dhe të injoroni racionalisht gjykimin e të tjerëve. Njerëzit do të flasin dhe do të mendojnë atë që ata duan të mendojnë, por më e rëndësishme për mua është të kuptojë si ndjeheni ju në këtë marrëdhënie. Kjo ka shumë më tepër vlerë.

Nëse ju ndjeheni në dashurinë e duhur dhe në marrëdhënie sigurie fizike, emocionale dhe psikologjike, atëherë vlen të vazhdoni të jetoni jetën tuaj, me të gjithë mundësitë sociale se disa do të na duan e disa jo.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top