Posta

February 24, 2020 | 8:12

Posta nga Denata Toçe / Ndihem e tradhtuar nga shoqja e re

Disa muaj më parë, në punën time erdhi një vajzë, e të njëjtës moshë më mua. Mes nesh filloi një shoqëri e këndshme dhe ne i rrëfenim njëra -tjetrës pothuaj gjithçka, frikërat ose shpresat apo dëshirat që mbushnin ditët tona. Një ditë, rastësisht zbulova se ajo shkëmbente e-mail-e me një mikun tim të ngushtë, në të vërtetë jo të dashurin tim, por që unë e dëshiroj për të tillë. Dhe ajo e di fare mirë një gjë të tillë. U ndjeva e tradhtuar. Dhe tashmë nuk di si të veproj, si të sillem me shoqen time të re?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Shumë e dashur Adelina.Të kuptoj shumë mirë në raport me këtë histori. Nuk është e lehtë të përballesh me situata të kësaj natyre. Çfarë ka rëndësi në fillim, është që të kuptosh se sa vlen për ty personi me të cilin shoqja jote e re ka filluar të shkëmbejë e-mail-e. Mandej është e udhës që të komunikosh me shoqen tënde në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në ç’perspektivë e sheh ajo situatën? Vetëm perspektiva jote mund të krijojë në kokën tënde keqkuptime.

Ndoshta shkëmbimet e mesazheve nëpërmjet e-mail-eve mund të jenë thjesht miqësore, pa kuptim romantik. Sidoqoftë, edhe nëse çfarë mendon ti është e vërtetë, sërish është mirë që të flasësh me miken tënde të re. Tregoi asaj si ndjehesh në raport me këtë histori. Format tona të komunikimit mund të ndërtojnë ose të prishin një marrëdhënie, mund të ndërtojnë një mendim ose të përmbysin një tjetër, mund të na ndihmojnë të kuptojmë më shumë, andaj ia vlen të shpenzojmë kohë duke komunikuar. Fillimisht me veten e pastaj me personat që kemi përballë. Kjo na bën të evoluojmë, të rritemi në personalitetin tonë si individ dhe psikologjikisht të ndjehemi më të shëndetshëm.

Vetëm kështu do të vijë natyrshëm në mendje dhe do të marrë kuptim sjellja juaj me shoqen. Zgjidhja është gjithmonë më e mirë kur fillimisht përpiqemi të kuptojmë duke i krijuar vetes mundësinë që të mos kemi dilema nga vendimet që marrim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top