Posta

January 25, 2020 | 8:05

Posta nga Denata Toçe / Ndjej xhelozi për shoqen time

 

Jam një vajzë 23 vjeçe dhe nuk jam natyrë që shoqërohem e  miqësohem me këdo. Kam vetëm një mike shumë të ngushtë prej 6 vitesh dhe ajo është qendra e universit për sa i përket shoqërisë. Duke qenë se jetojmë bashkë në një apartament, jemi më shumë se motra. Para disa ditësh ajo doli me një djalë që ka pak kohë që e ka njohur. Nuk është se ndihem e përjashtuar nga jeta e saj, por duke dalë pak më shpesh me këtë djalë, ndihem e tillë. Jam e bindur se do të ndihesha po njësoj edhe sikur ajo të kalonte një mbrëmje me ndonjë nga shoqet tona të shkollës. Si t’ia bëj që të qetësohem e të mos e bëj miken time të ndihet në faj? Ornela

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Situata që ju përshkruani, tregon vështirësinë në marrëdhënie jo vetëm me miken tuaj të ngushtë, por edhe me individë të tjerë të mundshëm që mund të pasuronin jetën tuaj sociale. Keni mjaft të drejtë të ndjeheni e shqetësuar. Ju meritoni t’i gëzoheni qetësisht e pa frikë marrëdhënies me të tjerë, qoftë shoqërore ashtu edhe ndërpersonale, romantike.

Zanafilla e krijimit të marrëdhënieve sociale përtej lidhjes së nevojshme, deri në qasje imponuese, është e hershme për çdo individ që ndjehet i këtillë, që nga marrëdhënia prind-fëmijë. Çdokush do të ndihej jo qetë në funksionimin e tij, kur një marrëdhënie që supozohej të ishte me përmbajtje kënaqësie, dashurie, kthehet në një marrëdhënie frike, xhelozie dhe kontrolli. Janë këto ndjenja që e kthejnë jetën sociale në një mundim emocional.

Marrëdhënie të kësaj natyre krijohen nga ndjenjat e pasigurisë, mendimet dyshuese mbi dashurinë dhe dedikimin e individëve të tjerë tek ata, ndaj dhe lindin ndjenjat e kontrollit dhe xhelozisë. Shumëkush mund ta gjykonte marrëdhënien tuaj me shoqen e ngushtë si një marrëdhënie romantike, por në fakt nuk është kështu. Ju thjesht keni nevojë të konfirmoni dashuri, mos-braktisje, etj.

Ju kërkoni njerëz të cilët konfirmojnë mendimet dhe ndjenjat që ju keni, dhe kur kjo ndodh, ju e keni të vështirë të shkëputeni, si formë vlerësimi, ose më mirë të them, vetëvlerësimi. Për të qenë ‘e qetë’ nga ndjenja të kësaj natyre, është e udhës që të mund t’i drejtoheni një profesionisti, por ndërkohë disa udhëzime praktike do të ndihmonin në rehabilitimin e jetës së përditshme:

1Së pari, filloni të krijoni marrëdhënie me objekte të ndryshme fillimisht dhe pastaj me një kafshë shtëpiake sikurse është qeni apo macja (qeni është më i përshtatshëm). Dedikojini kohë dhe përkushtim atyre. P.sh nëse dëshironi të rrisni lule të ndryshme do të ishte një ide shumë e mirë që dy herë në ditë t’i dedikoheni kurimit të tyre. Studiuesit mendojnë se është mjaft terapeutike. Me kafshën shtëpiake është e njëjta situatë. Merruni me të disa herë, por mos harroni të kaloni kohë me veten tuaj.

Hapi i dytë është të krijoni një listë të të gjithë personave që mendoni se ju kanë xhan dhe i keni xhan, nga më të afërmit e deri tek ata më pak të afërm. Qoftë edhe me shoqen e dhomës, kaloni me ato kohë, jo më shumë se disa orë në javë (për më të afërmit) dhe disa ditë në muaj për më të largëtit. Çdo refuzim i tyre për të dalë me ju, nuk është refuzimi juaj, por respektimi i një angazhimi tjetër të mundshëm ose respektimi i vetvetes për të qëndruar me të. Është një ide e mirë që edhe ju duhet të praktikoni: respektoni vetveten.

Në këtë hap, gjithashtu krijoni të paktën një njohje të re përgjatë një muaji. Edhe nëse nuk arrini të krijoni një marrëdhënie të re, nuk ka asnjë gjë dramatike pasi nuk është “lista e dështimit”, përkundrazi, është “lista e dëshirave” të cilat mund të realizohen dhe ju e bëni të mundur. Nëse realiteti nuk e bën të mundur, ashtu sikurse shpresoni ju, atëherë është e udhës ta pranoni atë dhe të

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top